“Escobar në Shqipëri?”/ Gazetari këshillon zyrtarin amerikan: Kujdes nga ambasadorja

388
Sigal

Gazetari Ylli Dylgjeri ka reaguar në lidhje me lajmin se i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të vizitojë Tiranën javën që vjen.

Në një postim në rrjetet sociale, Dylgjeri këshillon zyrtarin amerikan, të ketë kujdes nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Dylgjeri thekson se e vetmja antiamerikane në Tiranë, është ambasadorja.

“Sapo dëgjova emrin Escobar, mendja më shkoj në Kolumbi. Te djali që arkëtoj 30 milardë dollarë në vitet 90.

U paska ikur Escobari forcave ushtarake kolumbiane -thashë. U paska ikur dhe vjen të vizitojë Shqipërinë.

E meritojmë vizitën.

E pranueshme.

E kë vend tjetër të vizitonte? Djemtë e riskut, MB, dhe Qeveria shqiptarë kanë shkëlqyer këto 8 vite në kultivim, paketim, dhe në eksportim kanabisi.

E meritojmë të na vizitojnë kapot. Në mos është Escobari i pari, do të jetë i dyti, që u arrestua në Tetorin e fundit. Shqipëria dhe Holanda janë dy shtetet kryesore në Europë që permenden më shpesh për periudhen 2014-2018 si shtete të origjinës, nisjes dhe tranzitit të barit të kanabisit.

Konkluzioni jepet në Raportin global të drogave të UNODC( Unitet Nation Office on Drugs and Crime) për vitin 2020, një publikim i Kombeve të Bashkuara.

Vendi i gjashtë këtë herë na turpëroi disi, se ishim në vend parë para pak vitesh.

Por…jo!

Qenka gabuar. Qenka një Escobar tjetër. Në Shqipëri vjen

– I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të vizitojë Tiranën javën që vjen.

Mirësevjen Gabriel!

Shqipëria është vend proamerikan. Këtu do të gjesh kudo dashuri dhe mbështetje.

E vetmja antiamerikane është ambasadorja e SHBA Yuri Kim.

Kujdes Gabriel.

Nuk do ti thotë të gjitha.”-shkruan Ylli Dylgjeri.