I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një takim online me gazetarët, është shprehur se Shqipëria duhet të bëjë më shumë progres sa i takon korrupsionit, i cili thotë se është një sfidë e madhe. Escobar foli edhe për integrimin e Shqipërisë drejt BE-së dhe u shpreh se kjo marrëveshje ka shumë punë përpara dhe se shumë shpejt do të shpallen disa iniciativa për sa i përket integrimit drejt BE.
“Korrupsioni është sfida më e madhe për gjithë rajonin dhe dua të shikoj më shumë progres në rajon. Në Shqipëri ka pasur shumë progres për të gjetur mënyra për të dënuar korrupsionin. Dua që të shikoj më shumë intensifikim në këtë drejtim”, u shpreh ai.
“Kjo marrëveshje në fakt ka shumë punë përpara, BE do vijojë të facilitojë procesin. Ne vendosëm pikat si do procedohet. Implementimi duhet të fillojë menjëherë. Shumë shpejt do shpallim disa iniciativa për të dyja vendet, por edhe sa i takon integrimit”, tha ai.
Escobar u pyet edhe për zgjedhjet lokale në Shqipëri.
Ai tha se nuk ka shumë informacione për këto zgjedhje.
Megjithatë Escobar shtoi se Shqipëria duhet të mbajë zgjedhje të lira.