“Esati i Rilindjes”/ Meta : O trendi buburrec, kur do të dalësh në përballje me mua?

243
Sigal

Presidenti Ilir Meta, ka reaguar sërish ndaj kryeministrit Rama, të cilin ka vendosur ta quajë “Esati i Rilindjes”.

Meta thotë, se Rama ka fyer heronjtë dhe veteranët dhe e quan kryeministrin “peng të armiqve më të egër të kombit shqiptar”.

Në fund, Meta e fton sërish Ramën në debat publik, debat të cilin ky i fundit nuk e pranoi, duke refuzuar përballjen.

Reagimi i plotë:

Esati i Rilindjes, zëdhënësi i armiqve të Kombit Shqiptar, guxoi sërish sot të marrë nëpër gojë Vojo Kushin, duke ofenduar për të disatën herë Dëshmorët e Atdheut, familjarët e tyre, veteranët dhe të gjithë shqiptarët që nderojnë dhe krenohen me vlerat e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Esati i Rilindjes, pengu i armiqve më të egër të Kombit Shqiptar, që ka nxjerrë në shitje Shqipërinë dhe Kosovën provoi para të gjithë shqiptarëve për të disatën herë se i urren Dëshmorët dhe Heronjtë e Atdheut, si Vojo Kushi, që kanë sakrifikuar gjithçka, duke falur edhe jetën e tyre, për Atdheun!

Esati i Rilindjes, armiku më i egër i socialistëve idealistë, guxoi sot të fyejë edhe simbolin e tyre dhe të Partisë Socialiste, trëndafilin e kuq si gjaku, që prej kohësh e ka zëvendësuar me gjethen e kanabisit dhe barin e egër të Rilindjes, që rritet në llumin e oligarkisë dhe bandave.

Esati i Rilindjes duhet ta ketë të qartë se numërimi mbrapsht për të dhe Sektin pa nder, pa vlera e pa Atdhe që përfaqëson, ka filluar dhe NUK DO NDALET!

TRE MILIONË ILIRË NË 25 PRILL I KA GATI!

Dhe nuk më thua, o trendi buburrec, kur do dalësh në përballje me mua?

Mezi po të pres!