Ervin Bushati: Qeverisja e Rilindjes ka probleme në të gjitha fushat

473
Sekretari i Grupit Parlamentar të PS-së, Ervin Bushati, ka komentuar në media zhvillimet e Asamblesë Kombëtare të kësaj force politike, të zhvilluar dy ditë më parë. Deputeti Bushati pranoi se qeverisja ka probleme në të gjitha fushat. “Qeverisja ka probleme në të gjitha fushat. Dhe këtë e tha edhe kryeministri Rama, si një “mea culpa” e mazhorancës, duke vënë theksin tek përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarëve. – u shpreh Bushati. Por deputeti Ervin Bushati nuk guxoi fare të diskutonte në Asamblenë Kombëtare të PS-së, që të evidentonte se cilët janë ministrat që nuk punojnë, cilët janë ata kolegë deputetë që bëhen sekserë të punësimit. Ervin Bushati, si anëtar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, përse sa herë ka projektligje të koncesioneve vetëm voton, pa guxuar të kritikojë dhe të mos votojë ato koncesione që nuk ndihmojnë ekonominë, por janë privilegje ekonomike që u bëhen koncesionarëve? Besoj, se Bushati, si ekspert ekonomie që është, e kupton edhe pse FMN-ja dhe Banka Botërore kritikojnë fort qeverinë e Rilindjes për koncesionet dhe duhet të ndjejë edhe ai përgjegjësi, si ligj-votues i këtyre koncesioneve që kritikon FMN dhe BB.
Sigal