Ermal Dredha: Bashkia do të jetë gjithnjë në krah të ekipeve, si strategji për mbështetjen e sporteve në qytetin e Vlorës

104
Sigal

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha ka ndarë në një reagim fitoren e skuadrës së boksit Flamurtari. Ai shkruan se çelës i suksesit është  dedikimi. Dredha nuk la pa përmendur edhe faktin se bashkia do japë kontributin e saj, duke u ofruar mbështetje të gjitha sporteve në qytetin e Vlorës.

Reagimi: “ Vijon vala e fitoreve në skuadrën e boksit’ Flamurtari’.

Ekipi i përbërë nga Emanuel Koço, Emin Mezani, Klaudio Selimaj, Tonin Prela dhe Flavjo Xhelaj, u shpall fitues i kampionatit kombëtar U-18.

Përtej titullit kampion, Xhelaj u shpall edhe boksieri më teknik i kampionatit. Përkushtimi dhe dedikimi total i Mjeshtrit të madh, trajnerit Gëzim Zeneli, është çelsi i këtij suksesi dhe i rrugëtimit që akoma e pret skuadrën e boksit të Flamurtarit.

Bashkia do të jetë gjithnjë në krah të ekipit, si strategji për mbështetjen e të gjitha sporteve në qytetin e Vlorës.