Erjo Mile: Sfida ime në drejtimin e organizatës Rinore

574
Sigal

 

Më 15 janar 1992
Gjashtë studentë kurajozë, vendosën të ishin antikonformistë me kohën.
Diktatura sa kishte rënë, besimi tek e majta dhe tek Partia Socialiste ishte
vetëm 14%. Këta të rinj themeluan FRESSH, i cili ju atashua Partisë Socialiste
të Shqipërisë. Për një kauzë Politike dhe Rinore. Duhet të ngremë tre shtyllat
kryesore brenda forumit për ti dhënë jetë vizionit tone: Demokracia si
filozofia e funksionimit dhe organizimit të FRESSH. Meritokracia si shtylla më
e fortë, e cila është forma e vetme e organizimit që respekton vlerat tona të
Barazisë, Lirisë dhe Solidaritetit. Vetëm Meritokracia mundet ta kthej FRESSH-in
në forumin e të rinjve më aktiv, më punëtor, më novator dhe e të rinjve më të
angazhuar politikisht. FRESSH-istëvë të vërtetë. Dhe shtylla e tret, ndoshta më
e rëndësishmja, që i ka munguar FRESSH-it për më shumë vite është Përfaqësimi
Politik. Nuk ka angazhim politik, nuk ka kauzë politike pa Përfaqësim Politik.
Ky Forum nuk mundet të jetë kurrë i fort, nëse zëri i tij nuk dëgjohet në vendimmarrje,
nëse zëri i tij nuk dëgjohet në Parlament, nëse zëri i tij nuk dëgjohet në këshillat
bashkiak, nëse zëri i tij nuk dëgjohet në organet vendimmarrëse të Partisë. Të
rinjtë duhet të përfaqësohen vetë, me kauzat e tyre, me figurat e tyre
politike. Qëllimi kryesor i Rinisë Socialiste është mbrojtja dhe përhapja e
parimeve tona bazë të socializmit.

Barazia
dhe shanset e barabarta

Duke pranuar se
njerëzit janë lindur me resurse të ndara ne mënyrë jo të barabartë, ne si të rinj
socialistë besojmë në një sistem të social – demokracisë i cili siguron një
rishpërndarje të burimeve, i cili i jep të gjithë njerëzve mundësinë për të qenë
të suksesshëm dhe për të pasur një jetë dinjitoze. Solidariteti dhe Demokracia
– Solidariteti duhet zbatohet kur të privilegjuarit kanë mundësinë të ndihmojnë
të paprivilegjuarit. Kjo është e vetmja mënyrë për të bërë një ndryshim
thelbësor. Solidariteti dhe drejtësia janë para-kushtet themelore për një
shoqëri të mirë, solidariteti është gjithëpërfshirës dhe i pakufizueshëm. Tre
konceptet e frymës së drejtimit të FRESSH: Demokracia diskursive vs Demokracisë
së duartrokitjeve – Pjesëmarrja e të rinjve në diskutimet politike gjatë
hartimi dhe zbatimit të politikave qeverisëse është thelbësore për të garantuar
një qeveri të përgjegjshme dhe legjitime. Mungesa e një diskursi politik gjithëpërfshirës
mbi sfidat e modernizimit dhe demokratizimit të partive politike dhe qeverisjes
zgjerojnë hendekun midis të rinjve dhe politikbërësve dhe mund të çojë në
përkeqësimin e legjitimitetit të atyre që administrojnë pushtetin. Promovimi i
Demokracisë së Brendshme – Ekziston një mendësi, e trashëguar nga regjimi i
kaluar, se maja e piramidës partiake i ka të gjitha aftësitë dhe mundësitë për
të drejtuar, dhe shumë pak elementë të rinj mund të gjejnë hapësirën për të
bërë ndryshime, dhe për të futur një frymë të re, një konceptim të ri, për të
futur frymën e debatit konstruktiv dhe metoda të reja të organizimit partiak.
Përfaqësimi strukturor – Forumet politike rinore duhet të kenë pavarësinë e
kërkuar për të realizuar strukturim dhe konfigurim të plotë brenda një procesi
demokratik, transparent, bazuar në meritokraci. Shtyllat Kryesore të
Platformës: DEMOKRACIA – jo vetëm si një e drejtë vote por edhe si një e drejtë
pjesëmarrje dhe angazhimi në politikëbërje, organizim dhe vendimmarrje.
Demokracia si një filozofi e funksionimit të brendshëm të Forumit.
Meritokracia- si forma e vetme e cila e institucionalizon Forumin dhe krijon
traditë politike, nxit konkurrencën e brendshme konstruktive, dhe afron të
rinjtë duke krijuar besim.  Përfaqësimi Politik – Nuk ka nisëm politike, nuk
ka angazhim politik nëse s’ka Përfaqësim Politik. Përfaqësimi Politik krijon
sinergjinë e nevojshme për të rinjtë që të fitojnë besimin tek Forumi dhe i jep
atij autonimi dhe energji për një angazhim gjithëpërfshirës, cilësor dhe serioz.
Aksionet Politike të Parashikuara: 1. Ngritja e një strategjie komunikimi të
qëndrueshëm dhe një agjendë takimesh në degët e Forumit në të 12 Qarqet e
vendit dhe në qytetet kryesore. Në këto takime prezantohet fryma e re
meritokratike e demokratike e Forumit dhe anëtarët nxiten për angazhim sa më
vital në fushatën e 2017 e degët për anëtarësime të reja. Takimet do jenë një
prezantim i angazhimit të ri si dhe një shtysë për rigjenerim forcash për
përgatitjen e fushatës së afërme ku Forumi duhet te jetë motori i parë i
fitores. 2. Hartimi i një kalendari kombëtarë, rajonal dhe zonal aktivitetesh
me qëllim promovimin e punës së forumit dhe afrimin e anëtarësimeve të reja. Po
ashtu pjesë e agjendës do të jenë dhe dëgjesa dhe informim i të rinjve, për
benefitet e reformave të ndërmarra nga qeveria jonë në lidhje me rininë. 3.
Fushatë evidentimi i votuesve për herë të parë, zonës gri dhe të rinjve me
influencë në grupin e tyre. Organizim takimesh mes Degëve të Forumit në rrethe
me përfaqësues të Partisë Socialiste të rrethit , me deputet e ministra të dalë
nga rrethi përkatës me grupet e lartë përmendura. 4. Ndërmarrja e një fushate
lobimi, në Selinë Qendrore dhe Degët e Rretheve të Partisë Socialiste me
qëllimin që në listat e përfaqësuesve tanë parlamentarë, dhe më vonë në listat
e përfaqësuesve lokalë, të promovohen edhe të rinj, figura të FRESSH në zonat e
tyre, me qëllim Përfaqësimin Politik sa më dinjitoz të Forumit. Ky lobim do të
ketë një shtrirje të gjerë dhe gjithëpërfshirëse.