Erisa Xhixho: Voto LSI pasi ka një plan konkret për t’ju mundësuar më shumë të ardhura në fund të muajit

431
Kandidatja e LSI për qarkun e Fierit, Erisa Xhixho e shoqëruar nga të rinjtë e LRI Fier ka shpërndarë programin e LSI për platformën fiskale.

Mbështetje për biznesin dhe ulje të taksave. Ky është mesazhi që po përcillet nga të rinjtë e LRI, te çdo qytetar dhe biznes në Fier. Ofrimi I një politike ndryshe ne sistemin e taksave,,hapje të vendeve të reja të punës,thithja e mendimit qytetar,është fokusi ku po mbështetet LSI gjatë kësaj fushate. Në takimet e shumta gjatë shpërndarjes së programit qeverisës se LSI, po sillet një frymë të re komunikimi, si një mesazh pozitiv se ky vend është I jetueshëm dhe se bashkë,pa komplekse me punë e përkushtim,nën drejtimin e LSI ,do të arrihet lufta ndaj varfërisë dhe papunësisë.

Statusi i plotë në faqen e saj zyrtare

Dje pasdite vazhduam takimet me banorët e Lushnjes për të prezantuar programin e LSI për platformën fiskale. Përpos uljes me 60% të tatimit mbi fitimin për biznesin ne premtojmë edhe ulje të Tatimit mbi të Ardhurat Personale.

Ja ç’farë premton LSI konkretisht:
• Zero tatim mbi të ardhurat personale për pagat deri 35.000 lekë në muaj;
• Pagat 35.000 – 200.000 lekë në muaj, tatimi 8% do të llogaritet mbi shumën 35.000 lekë;
• Pagat mbi 200.000 lekë do të aplikohet tatimi 10%
Voto LSI, Voto numrin 1 pasi ky është një plan konkret për t’ju mundësuar më shumë të ardhura në fund të muajit.
Sigal