Erisa Xhixho: Të votojmë për ndryshimin dhe kthimin e vendit në rrugën e duhur

177
Sigal

Kandidatja e LSI-së, Erisa Xhixho në një mesazh në rrjetet sociale u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve në njësinë nr.1 që të votojnë për ndryshimin. Sipas saj nuk duhet humbur më kohë, për të vijuar rrugën e integrimit në BE.

“Vetëm një javë na ndan nga dita e ndryshimit të madh, kur shqiptarët me votë do ta kthejnë vendin në rrugën e duhur, të rimëkëmbjes ekonomike, drejtësisë sociale, shanseve të barabarta dhe integrimit në BE.

Derë më derë, në çdo biznes të njësisë nr.1, takim me qytetarët, të rinj e të moshuar, të vendosur për ndryshimin e të paduruar për ta vulosur atë me votë.

Shumë kohë kemi humbur të dashur miq, nuk duhet të humbasim më. Votoni, votoni, votoni!”, shkruan Erisa Xhixho në rrjetet sociale.