Erisa Xhixho takon të talentuarin e vogël: Brezi i ri do trashëguesi më i mirë i kulturës shqiptare, do kthejmë Shqipërinë në vendin e mundësive

322
Sigal

Ish-deputetja e LSI-së Erisa Xhixho ka zhvilluar një takim me djaloshin e vogël të talentuar, Renis Domi.

Xhixho shprehet se Domi ka një zë të mrekullueshëm, duke shtuar se me qeverisjen e ardhshme të PS-së dhe LSI-së, do kthejmë Shqipërinë në vendin e mundësive.

  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i ish-deputetes së LSI-së Erisa Xhixho:

Ky djalë i vogël, por me talent të madh më mbushi plot energji dhe pozitivitet. Takime si ky me Renis Domin janë motivimi më i madh për të besuar në këtë vend, te brezi i ri, te talentet si ky djalë që teksa konkurronte në Top Talent, e ngriti peshë publikun.

Renisi me çiltërsinë e një fëmijë dhe me zërin që premton, më flet me pasion për këngët popullore, duke më dhënë shpresë se edhe brezi ri beson në traditën dhe kulturën tonë dhe do jenë ata trashëguesit më të mirë të saj, e për këtë duhen mbështetur, motivuar dhe u duhen krijuar të gjitha mundësitë. ❤️ Renis

Së bashku do ta kthejmë Shqipërinë në vendin e mundësive 🇦🇱

#ShqiperiaShtepiaJuaj🌹