Erisa Xhixho: Shqipëria e fundit në rajon për investimet në shëndetësi, por e para për keqmenaxhim dhe koncesione korruptive.
Nga Erisa Xhixho
Sipas raportit të “Together for Life”, shëndetësia publike në vitin 2025 ka arritur nivelin më të ulët të 9 viteve të fundit:
Vetëm 76.6 miliardë lekë janë shpenzuar për shëndetësinë, ose 2.9% e PBB-së dhe 9.6% e shpenzimeve publike totale.
Shqipëria renditet e fundit në Ballkanin Perëndimor për financimin e shëndetësisë si përqindje e PBB-së:
1. Mali i Zi – 10.9%
2. Serbia – 9.7%
3. Bosnja dhe Hercegovina – 8.7%
4. Maqedonia e Veriut – 7.6%
5. Kosova – 3.6% – 6.4%
6. Shqipëria – 2.9%
Pra, edhe vendet me ekonomi më të dobëta në rajon investojnë shumë më tepër në shëndetësi sesa Shqipëria.
Ndërkohë, qytetarët paguajnë çmimin:
rreth 590 dollarë për qytetar shpenzim për shëndetësi — më i ulëti në rajon — dhe rreth 48% e kostove mbulohen nga xhepi i familjeve, duke e kthyer shëndetin në barrë ekonomike.
Ndërkohë për koncesione nuk kursehen paratë:
Për check-up-in janë paguar 35.3 milionë lekë, edhe pse 19.151 qytetarë nuk kanë marrë shërbimin.
Për sterilizimet janë dhënë 600 mijë euro më shumë në vitin 2025 .
Kjo është e vërteta : një sistem ku investimet për qytetarët mbeten në fund të listës, ndërsa pagesat për kontrata korruptive vazhdojnë pa ndërprerje.
Shëndetsia nuk është luks por e drejtë dhe detyrim kushtetues !





















