Shqipëria është e fundit në rajon dhe në Europë për kërkimin shkencor
• Sipas revistës Science, Shqipëria ka vetëm 6 artikuj shkencorë për 100 mijë individë.
• Nuk mund të krahasohemi as me Serbinë (69 artikuj), as me Malin e Zi (50 artikuj), as me Maqedoninë e Veriut (21 artikuj) dhe as me Kosovën (15 artikuj).
Studimi i revistës “Science” i jep zë alarmit që ne kemi ngritur prej kohësh. Buxheti për arsimin dhe financimi i kërkimit shkencor janë në nivele të mjerueshme.
Ndërsa intelektualët më të përgatitur dhe studentët ekselentë marrin rrugët e Europës në kërkim të mundësive që vendi i tyre nuk ua jep, paratë e taksapaguesve shkojnë për koncesione e PPP që mbushin xhepat e klientëve të qeverisë.
Kjo qeveri po dëbon trurin për të kënaqur oreksin e oligarkëve me paratë e shqiptarëve të varfër.



















