Erisa Xhixho nxjerr ‘prova’ për inceneratorët: VKM nuk bazohej në ligj!

99
Sigal

Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho, ka nxjerrë prova të tjera duke theksuar se VKM-ja që shpalli emergjencën mjedisore për t’i hapur rrugë aferës së inceneratorëve, nuk bazohej në ligj.Në një deklaratë për shtyp, Xhixho tha se  Megaafera e inceneratorëve qe vjedh perditë taksat e qytetarëve shqiptarë eshte nje procedure totalisht e paligjshme.Faktet e e bera tashme publike tregojne mjaft qarte se VKM me nr .967 e vitit 2013, që shpalli emergjencën mjedisore  ne vend duke i hapur keshtu rrugën kontratave të inceneratorëve ne Fier dhe Elbasan, nuk bazohej në ligj.Kjo gjë pranohet nga Ministria e Mjedisit përmes një projekt-akti që synon shfuqizimin e detyrave të Komitetit Ndërministror per arsye se ato nuk kane asnje mbeshtetje ne ligjet ne fuqi per menaxhimin e mbetjeve.Eshte ky vendim i Komitetit qe Kryeministri ne deklaratat e tij në komisionin hetimor e konsideronte “gurthemeli” per procedurat ligjore.Pra eshte mjaft e qarte se vendimi i shkurtit te vitit 2014 i Komitetit Ndërministror për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, i cili ka shpallur emergjencën mjedisore ne vend ka qene teresisht I paligjshem.Kjo ka bërë që të gjitha procedurat qe kane ardhur ne mbeshtetje te ketij vendimi te jene te paligjshme, siç ne kemi denoncuar prej më shumë se dy vjetësh.Afera e shekullit me të cilēn u janë vjedhur shqiptareve qindar miliona euro eshte nje skeme e paster korrupsioni e ideuar dhe e zbatuar nga nje grup i strukturuar kriminial me ne krye Kryeministrin e vendit.Ai është i përfshirë direkt në këtë abuzim galopant me paratë e shqiptarëve të varfër.Sot Spak është I vonuar pasi po mbushën gati 2 vjet  që në marsin e viti 2021 kur u depozituan 3 kallzimet për Inceneratoret e Elbasanit, Fierit dhe Tiranes.Ndaj me 11 shkurt qytetarët do të protestojnë si kurre ndonjeherë për largimin e mafies që ka zaptuar qeverinë duke filluar nga zyra e Kryeministrit.11 shkurti është dita që cdo qytetar pa asnjë dallim do të protestojë kundra një qeverie që I vjedh përditë ata dhe që detyron të rinjtë të largohen nga vendi.