Erisa Xhixho: Nuk ka rrugë tjeter veç  largimit të kësaj qeverie që ka varfëruar shqiptarët

991
Sigal

Nesër është protesta e radhës e opozitës, e cila paralajmërohet që nuk do të ndalet deri në largimin e Edi Ramës. Antarja e kryesisë së LSI, Erisa Xhixho shprehet se nuk ka rrugë tjeter veç  largimit të kësaj qeverie që ka varfëruar shqiptarët.

”Jemi në vrazhdën e protestave kombëtare të thirrura nga opozita. Protestat sa kanë ardhur edhe është rritur pjesëmarrja dhe qëndrueshmëria, sepse ata qytetarë nuk vijnë thjeshtë për protestën e opozitës.

Shumë prej tyre vijnë për taksat shumë të larta, për bizneset e tyre që mund të jenë mbyllur, për varfërinë, për keqqeverisjen, për arsimin vijnë studentët  u shpreh Xhixho . Pra është një kauzë shumë e madhe dhe për këtë shkak vijnë dhe qytetarët.

Mendoj që protesta do të jetë madhështore, do të jetë një nga protestat më të mëdha që kemi parë deri më sot. Kjo jo thjeshtë sepse e ka thirrur opozita, por keqqeverisja, mënyra se si po qeveriset sot vendi, me mungesë të disa institucioneve.

Kemi një Parlament ilegjitim, ku Kushtetuta e thotë fare qartë që 140 deputetë duhet të plotësojnë vendet në Parlament. Është e pamundur që të plotësohen. Më pas të shkojmë të pika se përse është ilegjitim, sepse ka ardhur aty prej votave të blera, të dosjes 339, të përgjimeve të Prokurorisë, sepse është shumë e rëndësishme që ne të ndahemi përfundimisht nga politika e lidhur me krimin.

Nuk është thjesht blerja e votës që shqetëson opozitën. Është problemi i lidhjes së krimit të organizuar me politikën në blerjen e votës dhe në deformimin e vullnetit të qytetarëve. Sot nuk funksionon pushteti legjislativ, por as ai gjyqësor. Jemi pa një Gjykatë Kushtetuese, jemi pa një Gjykatë të Lartë. Imagjinoni një vend evropian që të mos ketë një Gjykatë Kushtetuese ”ka deklaruar Xhixho gjatë ditës së sotme.