Erisa Xhixho: Nëse do ishin zbatuar ligjet e sigurisë në plazhe, një tragjedi kaq e dhimbshme do të ishte shmangur

220
Sigal

Nga Erisa Xhixho/

Nuk gjej fjalë të ngushëlloj nënën që humbi dritën e syve sot në një tragjedi të paralajmëruar.

Një engjëlli 7 vjeç iu këput jeta në mes nga papërgjegjshmëria e një individi që deri sot ka mbajtur uniformën e policisë.

Duke iu bashkuar familjes në dhimbjen e saj, kërkoj me forcë ndëshkimin e autorit të ngjarjes, fatkeqësisht një episod i përsëritur dhe që reflekton pasigurinë e jetës në vendin tonë.

Nëse do ishin zbatuar ligjet e sigurisë në plazhe, një tragjedi kaq e dhimbshme do të ishte shmangur, por çdo ditë jemi dëshmitarë të mungesës së sinjalistikës dhe shkeljes së rregulloreve në plazhet tona.

Një tragjedi e tillë bëhet akoma më e rëndë për shkak se ka si autor një individ të certifikuar nga shteti për ruajtjen e rendit dhe sigurisë së qytetarëve.

Një oficer policie që kthehet në rrezik për jetën e njerëzve të pafajshëm nuk tregon gjë tjetër veçse dështimin e të gjithë filtrave që shteti ka për të rekrutuar dhe mbajtur në punë ata që duhet të jenë gardianët e jetës dhe garantuesit e sigurisë.

Ngushëllime familjes! Prehu në paqe engjëll se ky vend nuk ishte për ty, as për të pushuar për pak ditë.