Erisa Xhixho: Më 25 prill t’u rikthejmë të rinjve dhe çdo qytetari besimin në shtetin shqiptar, siguri, shërbim dinjitoz dhe të barabartë!

121
Sigal

Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho publikon të dhënat e fundit të raportit të CRCA, ku thuhet se shumica e të rinjve nuk kanë besim te masat e marra nga qeveria për frenimin e përhapjes së Covid-19.

Në një postim në Facebook, Xhixho shkruan:

Teksa shifrat e të infektuarve me Covid-19 shënojnë rritje alarmante e bashkë me to edhe numri i viktimave, 63% e të rinjve shqiptarë nuk kanë aspak besim te masat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për përballimin e pandemisë dhe krizës së shkaktuar prej saj.

Raporti i fundit i CRCA tregon se për 42.6% të të rinjve masat janë sa për të kaluar radhën, ndërsa 20.6% e tyre shprehen se janë thjesht propagandë!

Më 25 prill, me votën tonë, duhet të garantojmë ndryshimin për t’i rikthyer të rinjve dhe çdo qytetari besimin në shtetin shqiptar, siguri, shërbim dinjitoz dhe të barabartë.