Erisa Xhixho: Gratë më të prekurat nga kriza ekonomike e keqqeverisja

259
Sigal

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho në një postim të fundit thotë se gratë janë më të prekurat nga kriza ekonomike dhe keqqeverisja në Shqipëri. Sipas saj, në 2019-ën përqindja e grave të vetpunësuara arrin në 19,6% , shifër kjo më e ulta që nga 2016 ku regjistrohej 21,6%. Ndërsa në 2020-ën bizneset e drejtuara nga gratë kanë qenë 25,4% e krahasuar me 2017 që ka qenë 29,7% e ka një ulje me 4,3% pikë.

“Gratë më të prekura nga kriza ekonomike dhe keqqeverisja. Krizën më të thellë ekonomike nëpër të cilën po kalon vendi po e vuajnë më së shumti gratë.
Humbja e vendeve të punës si pasojë e mbylljes së mijëra bizneseve , rënia e numrit të grave të vetpunësuara përmes hapjes së një biznesi, ndërkohë që 24,6 % punojnë pa pagë në bizneset familjare niveli me i ulet në 4 vjet. Në 2019 përqindja e grave të vetpunësuara arrin në 19,6% , shifër kjo më e ulta që nga 2016 ku regjistrohej 21,6%. Gjithashtu dhe bizneset e drejtuara nga gratë kanë pësuar rënie. Në 2020 sipas INSTAT bizneset e drejtuara nga gratë kanë qenë 25,4% e krahasuar me 2017 që ka qenë 29,7% ka një ulje me 4,3% pikë. Kjo panoramë e mjerueshme tregon qartë se gratë për këtë qeveri janë fasadë , se është e paaftë dhe nuk ka vullnet që të krijoj vende të reja pune pasi qellimi primar për të janë vjedhja, korrupsioni dhe përqendrimi i ekonomisë tek oligarkët afër saj. LSI ka një plan konkret për fuqizimin ekonomik të grave duke i mbështetur ato me akses më të madh në kreditim, politika fiskale për bizneset për të stimuluar punësimin e grave duke çliruar ekonominë nga monopolet e duke e bazuar në konkurrueshmerinë e ndershme dhe funksionimin e shtetit të së drejtës. Rotacioni politik është i pashmangshëm dhe ai do të vijë para së gjithash nga fuqia e votës së grave dhe vajzave të cilat kërkojnë shanse dhe mundësi në vendin e tyre”,
 shkruan Xhixho.