Erisa Xhixho: Do të vazhdojmë të luftojmë se bashku, kundër diskriminimit që godet gratë dhe vajzat kudo në Shqipëri

211
Sigal

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Erisa Xhixho bën apel që ky 8 Mars të jetë një ditë reflektimi për të gjitha gratë, një reflektim, thotë ajo, për sa shumë meritojnë dhe sa pak marrin, sa sakrificë e mund e kanë jetën dhe sa pak mundësi u jepet, sa dashuri pa kushte dhurojnë e presin në heshtje shpërblimin që për shumë prej tyre nuk vjen kurrë.

“Për ju të dashura nëna e motra, që punoni edhe më shumë se burrat, në punë që s’paguhen asnjëherë njësoj me ta, për ju që lini karrierën se nuk u jepen shanset, për ju që rropateni të mbani familjet. Për të gjitha ju, që zëri t’u dëgjohet, që e nesërmja të jetë më e qeshur.”,- është shprehur nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho.

Mesazhi i plotë i Erisa Xhixhos: 

Le të jetë ky 8 Mars, Dita Ndërkombëtare e Gruas, një ditë reflektimi. Reflektim për sa shumë meritojnë dhe sa pak marrin, sa sakrificë e mund e kanë jetën dhe sa pak mundësi u jepet, sa dashuri pa kushte dhurojnë e presin në heshtje shpërblimin që për shumë prej tyre nuk vjen kurrë.
Per ju të dashura nëna e motra, që punoni edhe më shumë se burrat, në punë që s’paguhen asnjëherë njësoj me ta, për ju që lini karrierën se nuk u jepen shanset, për ju që rropateni të mbani familjet. Për të gjitha ju, që zëri t’u dëgjohet, që e nesërmja të jetë më e qeshur.

Mos harroni, nuk jeni vetëm do të vazhdojmë te luftojmë se bashku, kundër diskriminimit që godet gratë dhe vajzat kudo në Shqipëri, dhe për të realizuar  barazinë gjinore të vërtetë në të gjitha fushat. shprehet nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho.