Eriona Bixha pas takimit të Veliajt në Tiranë : Detyrimi që ke ndaj qyetarëve të Tiranës është i madh, ndaj boll mashtrimeve dhe vjedhjeve

300
Sigal

Ish – anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Eriona Bixha më anë të një postimi në rrjetet sociale tregoi pakënaqësitë e saj pas takimit që Kryetari i Bashkisë, Tiranë, Erion Veliaj pati në Njësinë Administrative nr.9.

“Kryemashtruesi Erion Veliaj foli pak më parë nga Njësia Administraive nr. 9, për Tiranën e “kuruar” me photoshop që ai poston në rrjetet sociale ( ku dielli lind në perëndim ), duke harruar që Tirana e vërtet eshte ajo që qytetarët jetojnë çdo ditë, me mungesën e infrastrukturës, me ekonominë e shkatërruar, me trafikun e rënduar, me kullat e larta “mbytëse” etj.” – shprehet ajo në postimin e saj.

Postimi i saj i plotë :

Kryemashtruesi Erion Veliaj foli pak më parë nga Njësia Administraive nr. 9, për Tiranën e “kuruar” me photoshop që ai poston në rrjetet sociale ( ku dielli lind në perëndim ), duke harruar që Tirana e vërtet eshte ajo që qytetarët jetojnë çdo ditë, me mungesën e infrastrukturës, me ekonominë e shkatërruar, me trafikun e rënduar, me kullat e larta “mbytëse” etj.

Si ish-anëtare e Këshillit Bashkiakë te Tiranës i rikujtoj Erion Veliajt se grupi i këshilltareve të LSI-së ka qene gjithmonë zëri i banorëve të Tiranës, duke mbrojtur vetëm interesat e tyre dhe çdo vit para çdo miratimi të buxhetit i kemi paraqitur Bashkisë së Tiranës Paketë Propozimesh konkrete për çdo njësi administrative, si edhe për grate-vajzat dhe te rinjtë.

Të kujtoj, që më datë 26.12.2015 ne paketen e propzimeve te grupit te Këshilltareve të LSI-së për buxhetin e 2016 konkretisht për njësinë administraive nr.9 kemi kërkuar zgjidhjen e 3 problemeve kryesore:

1- pastrimin dhe sistemimin e kanalave të ujërave të zeza bllokimi i te cilave bëhet shkak për përmbytjet e vazhdueshme.

Fatkeqësisht, ende banoret e zonës së “Don Boskos” vazhdojnë të dalin me çizme llastiku nga shtëpite e tyre për shkak të përmbytjeve.

2- ndërtimi i njē kompleksi çerdhe-kopësht-shkollë në zonën informale.

Një kërkesë e vazhdueshme e berë në të 4-ta vitet, si një nevojë emergjente për banorët e zonës informale. Edhe pse sot me shumë vonesë, ka nisur ndërtimi i një shkolle për ketë zone, fatkeqësisht është e rrethuar nga ndërtime kompleksesh gjigande pallatesh duke i “marr frymën”.

3- pika e tretë në kërkesen e siper përmendur është: rregullimi i infrastrukturës në zonën informale ku sot është edhe me keq.

Rrugë të pashtruara, puseta të hapura, ndriçim dhe sinjalistikë e munguar, psh Rr. ” Pirro Naçe”, rr. ” Andrea Themeli”, rr. ” Ali Kukaleshi” etj.

Edhe dicka të fundit, dua të të kujtoj Erion Veliaj që banorët e ” Bulveradit të Ri” te nxjerr me gaz lotësjelles nga shtëpite e tyre ende pa u gdhirë, ne Lotin e 3, enden rrugëve te Tiranës ende pa marr dëmshpërblimin e pronës.

Detyrimi që ke ndaj qyetareve të Tiranës është i madh, ndaj boll propagandës, mashtrimeve dhe vjedhjeve, por shërbeju me dinjitet dhe seriozitet.