Ergys Alushi: Po humbasim identitetin e Vlorës

270
Sigal

Nuk ka mbetur e nuk po mbetet asgjë nga Vlora e vjetër Po e humbasim dita ditës identitetin tonë Pas çdo investimi, ndërtimi të ri, betony të hedhur! Me urdhër të Sulltanit, Beut, Mbretit, Diktatorit, Liderit! Një histori që vazhdon prej shekujsh! Rreth viteve 1540, u prish kalaja në Triport për të ndërtuar kalanë në Skelë! Ishte urdhëri i Sulltanit! Në vitin 1906, me gurët e kalasë së skelës, u shtrua rruga e re e krijuar Vlorë-skelë! Me urdhër të Beut! Sot, nuk kemi asnjërën prej kalave, si monumente të historisë e kulturës! Sot, vlonjatët nuk e dinë se ecin mbi një rrugë të shtruar në zanafillën e saj me gurë të kalave të Vlorës së lashtë! Rrënojat e së cilës u mbuluan me pallate! Se aty, në vend të rrugës, ka qenë kanali i Bogazit, ku anijet e vogla hynin deri në afërsi të qytetit, për t’u ankoruar në molin e vjetër, aty ku është sot stacioni i trenit! Sot, edhe nga këto, nuk ka mbetur asgjë, asnjë shenjë, sepse edhe kur gjendeshin mbeturina anijesh në afërsi të stacionit, u mbuluan me betonin e pallateve! Por nuk mbaron me kaq! Në fillimin e viteve 20-të të shekullit XIX, do të prishej Shtëpia e Pavarësisë, në qendër të qytetit, aty ku është sot Monumenti i Pavarësisë, në sheshin e flamurit! U prish në emër të invetsimit të ri, të një projekti të ri, të një lulishte të madhe! E humbëm Shtëpinë e Pavarësisë! Monumentin historik më të të rëndësishëm të kombit shqiptar! Në mesin e viteve 80-të, të shekullit XIX, do të prishej Shtëpia e Sharrajve! Në emër të një investimi të ri, projekti, një hoteli shumëkatësh në qendër të qytetit! Humbëm një nga godinat më të rëndësishme të historisë së qytetit! Në vitet e diktaturës u prishën shumë objekte të identitetit tonë. U fshinë emra e u shkatërruan familje të tëra me histori! Me urdhër të Diktatorit! Sot, hotel i dikurshëm “dhuratë e partisë për popullin e Vlorës”, do të prishet, përsëri në emër të një projekti, investimi të ri!

Sot, do të prishet edhe kalaja mesjetare e Skelës, përsëri në emër të një projekti, investimi, koncesioni! Sot, është duke u prishur bregdeti shkëmbor i Ujit të Ftohtë, i cili po zëvendësohet me tonelata betoni, duke humbur kështu identitetin e tij qindra e qindra vjeçar! Me urdhër të Liderit! Në emër të zhvillimit, të Vlorës së bukur, me 400 jahte, lungomare e bulevarde! Sot, “Në emër të zhvillimit”, mund të tingëllojë e të shfqet bukur, sidomos pë rata që vijnë në Vlorë vetëm një javë në vit, aq sa ka jetë edhe qyteti! Nesër, “Në emër të zhvillimit”, nuk do të kemi më asgjë nga identiteti ynë, nga e shkuara jonë, nga historia, gjithçka do të mbetet një nostalgji! “Në emër të zhvillimit” të sotëm, spontan, pa një plan, strategji afat mesëm e afatgjatë, ne po e humbasim qytetin tonë!Dhe po e humbasim pa na pyetur askush se si e duam të jetë qyteti i të nesërmes!Ku të jenë edhe jahtet, edhe “shkëmbi i doktorit”, edhe Hotelet me 5 yje, por edhe “4 topat”, edhe lungomarja, por edhe Akademia e Marinës, edhe rrepet, por edhe palmat,
edhe Zona qendër, por edhe muret e Vlorës antike, edhe shatërvanet, por edhe skela e vjetër,
dhe shumë e shumë të reja e të vjetra së bashku!