Ergys Alushi: Fushata e monologut!

52
Sigal

Në terren dhe në studio televizive.

Vetëm monolog.

Mungon debati, ballafaqimi i programeve dhe individualiteteve!

Kandidatë, që shfaqen serbes- serbes nëpër studio me pyetje e përgjigje të përgatitura më parë dhe në terren në takime me biznese e shtëpi të militantëve të tyre.

Mburr e shaj gjithsecili për hesap të vet, por jo përballë njeri tjetrit.

I humbur del vetëm votuesi, kryesisht gri, i cili për shkak të mungesës së ballafaqimit të kandidatëve, nuk arrin dot të vlerësojë se kush është më i përgatitur, më përfaqësues.

Sepse, këtu nuk bëhet fjalë për militantët, të cilët janë tifozë të zellshëm për secilin kandidatë apo forcë politike

Gjithçka ndodh ndryshe nga disa vite më parë, kur në fushata ka patur debate, ballafaqimi, gara.

Pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 dhe emërimit me lista të deputetëve, duket se bashkë me disa vlera demokratike, në këtë vend, ka humbur edhe fryma e ballafaqimit në studiot televizive.