Sigal

Plotësimi i pjesshëm, në formë traileri filmik, i ëndrrës narciziste të lartgjatësisë për një rol në kinema, si kryemashkull dushi, krevati e studiosh televizive, ndërkohë që ka 20 vjet që luan rolin e pështirë të shpëtimtarit në tele-realitetin e trishtuar shqiptar.
Bëhet fjalë për një spot televiziv, që lajmëron praninë e tij në një emision humoristik. Spoti boshtëzohet rreth sloganit “Kur do flasim”, batutë që javë të shkuara, kryeministri e përdori disa herë në rrjetet sociale, si diçiturë te ca selfieve të veta, plane të afërta të fytyrës së përdëllyer kryeministrore, të cilat më tepër se sa ftesa të mirëfillta për dialog me studentët, ngjanin si përgjërime të shpifura pedofilike.
Një reklamë e kuruar me kujdesin e një videoklipi të kushtueshëm (mizanskena e ditë të tëra filmimesh e montazhi ritmik) për ta bërë sa më të më-zi-pritur praninë e kryepërgjegjësit të halleve në një ekran televiziv kombëtar.
Përçmimi kryeministror për publikun e vënë përfund, shënon një kulm me këtë spot televiziv bythëlëpirës. Po atë kulm që arrin babëzia e tij për popullaritet!
Për kolegët e mi të ekranit që bashkëgatuajnë këtë maskaradë, ndjej vetëm dhimbje e mëshirë! Mishel Koçiu