Epidemi te Alibeaj, tërhiqen nga gara 4 kandidatë: Vendimet personale na cënuan dinjitetin

84
Sigal

Katër kandidatë të grupimit Alibeaj, të regjistruar në listën e Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore të 14 Majit janë tërhequr nga gara.

Sipas informacioneve  në media, bëhet fjalë për Sandër Markun në Lezhë, Genc Doçin në Kurbin, Gjergji Gjatën në Korçë dhe Bujar Vreto i Librazhdit.

Kandidati i Korçës, Gjata, konfirmoi zyrtarisht tërheqjen nga gara bashkë me 40 kandidatët për Këshillin Bashkiak.

Tërhiqemi nga gara elektorale (në mënyrë të parevokueshme) për Zgjedhjet Vendore 2023, për mungesë të procedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të PD lidhur me kandidimet, si dhe për shkelje të integritetit dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve, cënuar nga vendime personale dhe jo kolegjiale. Urojmë më të mirën për Korçën dhe suksese për kandidatët më të mirë në të gjithë vendin.

(Procedurën zyrtare do e kryejmë sipas rregullave që parashikon ligji, pranë KQZ.)

Sipas informacioneve, Alibeaj gjithsej ka dorëzuar 17 emra kandidatësh, të cilët asnjëherë nuk i ka bërë publikë për mediat.