Sigal

Policia e Shtetit, e cila në 5 vitet e drejtimit të vendit nga Edi Rama, veproi si një organiztatë në mbrojtje të krimit me lidhje politike, tani po bëhët vegla më e shëmtuar dhe e rrezikshme e propagandës së kryeministrit, peng i krimit.

Lista me të ashtuquajtur 300 të fortë, nuk ka asnjë emër krimineli, asnjë emër të forti, që drejton realisht bandat dhe organizatat kriminale në vend.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, i cili u emërua në këtë detyrë për shkak të miqësisë me të fortin e Vlorës Agron Xhafaj, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, ka zgjedhur të bëjë megafonin e kryeministrit kundër interesit të qytetarëve për luftë të vërtetë kundër krimit të organizuar.

Operacioni “Forca e Ligjit” është pjesë e propagandës së Edi Ramës.

Asnjë bos i krimit nuk është arrestuar.

Asnjë pasuri e bosëve të krimit nuk është sekuestruar.

Nëse  Forca e Ligjit do të kishte goditur vërtet krimin, negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, do të ishin hapur.

Operacionet apo paketat me emra propagandistikë janë shpikje e Edi Ramës për të mbuluar lidhjet e tij dhe të bashkëpuntorëve të tij me krimin.

Është fakt se Taulant Balla përmendet për disa nga dosjet e rënda që janë në hetim. Por kryetari I grupit parlamentar të Partisë Socialiste është i lirë.

Është fakt se Vangjush Dako është I kapur në përgjim me disa kriminelë, por, megjithëse disa peshq të vegjël arrestohen, kryebashkiaku I Durrësit, është i lirë.

Është fakt se Qazim Sejdini është kokë e këmbë i zhytur me bandat e Elbasanit, por kryebashkiaku I Elbasanit është i lirë.

Është fakt se Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Jurgis Çyrbja, Ulsi Manja përmenden edhe këta në disa nga dosjet e rënda që janë në hetim, por të gjithë janë të lirë.

Të fortët e vërtetë janë drejtuesit e organizatave kriminale, që Policia e Fatmir Xhafës dhe Ardi Veliut, jo vetëm nuk i arreston, por i njofton të shkojnë në drejtim të paditur edhe kur operacionet e partnerëve ndërkombëtare i evidentojnë si bosë të krimit të organizuar në vend.

Fatmir Xhafaj dhe Ardi Veliu, kanë detyrimin të informojnë qytetarët

Sa nga bosët e krimit të organizuar janë arrestuar.

Sa është numri i familjeve mafioze që janë shkatërruar.

Sa janë Laboratorët e Drogës që janë zbuluar nga Policia Shqiptare, pa kërkesën e partnerëve.

Të konsiderosh suksese arrestimin e të moshuarve, rojeve apo shoferëve, është, më e pakta, shfokusim ndaj luftës së vërtetë me krimin.

Në të vërtetë, në Shqipëri ligji nuk do të ketë asnjëherë forcë, bosët e krimit nuk do të arrestohen, përsa kohë ata janë të ulur, bashkë me Edi Ramën, në karrigen e kryeministrit të vendit.