Engjëll Musai: Ja faktet që detyruan Presidentin e SHBA-ve Donald Trump të bllokoi milionat për Shqipërinë!

45
Sigal

Reformën në Drejtësi e ka marrë lumi, krimi dhe korrupsioni në shkallë alarmante. Për 8 vitet e fundit janë shpërdoruar 490 miliardë lekë, ose 490 mln euro, me të cilat do dyfishoheshin pensionet. Reforma në Drejtësi, u projektua nga organizata më famkeqe në botë ”Soros”, qëllimi i së cilës ishte dhe vazhdon të mbetet kapja e drejtësisë nga zyrtarët, që duan të shpëtojnë nga vjedhjet, grabitjet, trafiqet, droga dhe lidhjet me bandat e drogës vendase, rajonale dhe amerikano-latine. Vendi mbeti pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, pa gjyqtarë, pa prokurorë dhe me 150 mijë dosje që presin radhën pas vitit 2030. Ky pra ishte ekperimenti i vetëm deri më sot në Europë dhe në Botë nga mercenarët e SOROS, në qeveri dhe drejtësi. Raporti i CIA-s dhe zyrës speciale të UNODC!

42 milionë euro nga Marrëveshja IPA , 2018

52 milionë euro nga Marrëveshja IPA , 2018 për “forcimin e pavarësisë, transparencës, përgjegjshmërisë dhe besimit të publikut në sistemin e drejtësisë shqiptare.

42 milionë euro u investuan  në vitin 2019

57 milionë euro të tjera për  “Reforma në Drejtësi” u dhanë  deri në 2025

63 milionë euro fonde, përfitoi Shqipëria nga programi IPA III, për periudhën 2021-2024

2,5 mln euro në mbështetje të fuqizimit dhe angazhimit të diasporës shqiptare

Për vitet 2023-2024, rreth 4 mln euro ishte fondi i mbështetjes financiare për programin antikorrupsion; 10 mln euro për luftën kundër krimit të organizuar dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve; 10 mln euro për sigurinë kufitare.

Rindërtimi dhe ndërtesat e reja, pagat, trajnimet, shpërblimet, udhëtimet, pajisjet etj kapin një shifër rreth 30 mln euro në vitë , ose rreth 200 mln euro që nga koha kur nisi projekti për kapjen e “ Drejtësisë së Re”.

Engjëll Musai Drejtor i Gazetës “Telegraf” 

Milionat e taksapaguesve amerikane dhe vendeve të BE-së kanë qënë në fokusin e analizave të Telegraf, e cila që nga momenti i miratimit të Ligjit për Reformën në Drejtësi, shprehu bindjen e plotë se kjo reform nëse do të komandohej nga politika do të dështonte dhe do e fuste sistemin në kolap. Kjo për faktin se Reforma në Drejtësi, u projektua nga organizata më famkeqe në botë ”soros”, qëllimi I së cilës ishte dhe vazhdon të mbetet kapja e drejtësisë nga politikanët, që duan të shpëtojnë nga vjedhjet, grabitjet, trafiqet, kontrabanda, droga dhe lidhjet me bandat e drogës vendase, rajonale dhe botërore. Dhe Shqipëria mbeti pa Gjykatë Kushtetuese, Pa Gjykatë të Lartë, pa gjykata të Shkallës së Parë , pa Prokurorë dhe me 150 mijë dosje që presin radhën pas vitit 2030. Ky pra ishte ekperimenti I vetëm deri më sot në Europë dhe në Botë nga mercenarët e SOROS në qeveri dhe drejtësi. Ndaj kjo ishte edhe arsyeja se përse Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, duke patur informacionin e strukturave dhe institucioneve amerikane, vendosi ndërprejen e miliardave , që po gllabëronin baronët e ‘Soros’ në Shqipëri dhe kudo në botë. Nga sot po nisim analizat dhe historikun me faktet, provat dhe skandalet që fillojnë me miratimin e ligjit, si u falsifikua vendimi për anëtarët që përgatitën draftin,emërimet e anëtarve të organeve të vetingut, të cilët kishin probleme me drejtësinë, por ishin ‘ushtarë besnikë” të partis-shtet:

Për vitet 2023-2024, rreth 4 mln euro do të jetë fondi i mbështetjes financiare për programin antikorrupsion; 10 mln euro për luftën kundër krimit të organizuar dhe përmirësimit së qytetarëve; 10 mln euro për menaxhimin e kufirit, sipas programit “Përmirësimi i Mbikëqyrjes së Kufirit në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe migracionit të paligjshëm dhe 2,5 mln euro në mbështetje të fuqizimit dhe angazhimit të diasporës shqiptare, me strategjinë finale për ti shërbyer partisë në pushtet për zgjedhjet e 2025.

Duartrokitjet për historinë e suksesit me Reformën në Drejtësi po ia lënë vendin kritikave dhe skepticizmit. Institucionet  ndërkombëtare japin sinjalet e alarmit, Raporti i CIA-s, raporti i fundit i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC), Qendra e Studimit të Demokracisë dhe Qeverisjes etj., kryqëzojnë hapur këtë refomë, duke nxjerrë në pah se, krimi i organizuar dhe korrupsioni, janë dy fusha ku Shqipëria shkëlqen. Në përgjithësi, deri më tani, Reforma në Drejtësi është dëmtuar dhe penguar nga çështjet financiare. Në shtator 2017, qeveria Rama  uli  me 40 për qind fondet për institucionet e vetingut, duke siguruar që në krye një fillim të ngadalshëm të zbatimit të reformës. Në ndihmë ka kontribuar gjithmonë fuqishëm BE. Reforma në Drejtësi merr pjesën e luanit nga Marrëveshja IPA, 2018, 42 milionë euro, rreth  45%  të shumës totale prej 94 milionësh, që do të përdoren për “forcimin e pavarësisë, transparencës, përgjegjshmërisë dhe besimit të publikut në sistemin e drejtësisë shqiptare”. Sërish BE investoi 42 milionë euro në vitin 2019, duke pasuar me  57 milionë euro të tjera në vitin 2021.

Kuadri Programues i IPA III përfshin 5 dritare strategjike:

Sundimi i ligjit;

Të drejtat themelore, demokracia dhe mirëqeverisja;

Linjëzimi me acquis të BE-së, fqinjësia e mirë dhe komunikimi strategjik;

 Konektiviteti i qëndrueshëm dhe agjenda e gjelbër;

Konkurrueshmëria dhe rritja gjithpërfshirëse dhe bashkëpunimi territorial dhe ndër-kufitar.

Reforma në Drejtësi, dështoi?

Reforma në Drejtësi ështe kushti kryesor për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE edhe pse grupet e krimit të organizuar po ushtrojnë presion mbi politikën për ta ndaluar, deri sa të përfundojë edhe grabitja e pasurive kombëtare të vendit,. Përveç kësaj është një parakusht për investime të huaja në Shqipëri, pasi mjedisi i sigurt të të bërit biznes, duhet dhe do të tërhiqte investitorët e huaj. Ndërkaq, disa vjet nga miratimi, ende nuk ka një produkt real për qyetarët. Procesi i Vetting-ut, dorëheqjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe shkarkimet politike të atyre që nuk manipulohen nga ‘rilindja e sorosit” kanë shkaktuar në sistem mungesën e 36% të trupës së gjyqtarëve dhe 22% të trupës së prokurorëve. Kjo solli bllokimin e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë për shumë vite përkatësisht, ndërsa aktualisht vendet bosh në Gjykatat e Apelit dhe ato të shkallës së pare, po sjellin mjaft vonesa në dhënien e drejtësisë për qytetarët.

Reforma në Drejtësi, u projektua nga organizata më famkeqe në botë ”soros”, qëllimi I së cilës ishte dhe vazhdon të mbetet kapja e drejtësisë nga politikanët, që duan të shpëtojnë nga vjedhjet, grabitjet, trafiqet, kontrabanda, droga dhe lidhjet me bandat e drogës vendase, rajonale dhe botërore. Dhe Shqipëria mbeti pa Gjykatë Kushtetuese, Pa Gjykatë të Lartë, pa gjykata të Shkallës së Parë , pa Prokurorë dhe me 150 mijë dosje që presin radhën pas vitit 2030. Ky pra ishte ekperimenti I vetëm deri më sot në Europë dhe në Botë nga mercenarët e SOROS në qeveri dhe drejtësi.

Programi IPA III/ Shqipëria do përfitojë 63 mln euro fonde deri në 2024; Fushat e financimit nga reforma në drejtësi deri te pronësia

Rreth 63 milionë euro fonde parashikohet të përfitojë Shqipëria nga programi IPA III për periudhën 2021-2024. Instrumenti i Asistencës së Para-Aderimit (IPA) financohet nga BE për vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipërinë, Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut) dhe Turqinë. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka hedhur për konsultim publik projekt-aktin e dokumentit strategjik kombëtar: drafti i Përgjigjes Strategjike IPA III –Shqipëri. Konsultimi do të zgjasë deri më 9 qershor dhe parashikon dhënien e opinioneve të institucioneve të qeverisjes qendrore, vendore, organizatat, donatorët apo individët që preken nga zbatimi i fondeve të IPA III. Konkretisht drafti parashikon që për vitin 2021, nga programet e IPA III, 22 mln euro janë për reformën në drejtësi. Për 2021 IPA do të financojë edhe 10 mln euro për vazhdimin e fazës të dytë të programit IPA 2020 për të drejtat e pronës. Projekti parashikon të vazhdojë më tej me përmirësimin e të dhënave hapësinore dhe informacionit mbi të drejtat ligjore të pronës, korrigjimin dhe azhurnimin e të dhënave në kadastrën shtetërore të tokës bujqësore. Për vitin 2022 do të financohen 5 mln euro për programin “BE për Demokraci” që synon të ofrojë mbështetje për të adresuar dobësitë e përhershme në sistemin e menaxhimit zgjedhor, në përputhje me qasjet zgjedhore të BE-së, duke rritur pavarësinë e medias, cilësinë e gazetarisë, por që këto fonde po ndahen nga militantët e soros në ambasada për militantët e partisë së rilindjes sorosiane. Për vitet 2023-2024, rreth 4 mln euro do të jetë fondi i mbështetjes financiare për programin antikorrupsion; 10 mln euro për luftën kundër krimit të organizuar dhe përmirësimit së qytetarëve; 10 mln euro për menaxhimin e kufirit, sipas programit “Përmirësimi i Mbikëqyrjes së Kufirit në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe migracionit të paligjshëm dhe 2,5 mln euro në mbështetje të fuqizimit dhe angazhimit të diasporës shqiptare, me strategjinë finale për ti shërbyer partisë në pushtet për zgjedhjet e 2025.

Duartrokitjet për historinë e suksesit me Reformën në Drejtësi po ia lënë vendin kritikave dhe skepticizmit. Institucionet  ndërkombëtare japin sinjalet e alarmit, Raporti i CIA-s, raporti i fundit i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC), Qendra e Studimit të Demokracisë dhe Qeverisjes etj.,  kryqëzojnë hapur këtë refomë, duke nxjerrë në pah se, krimi i organizuar dhe korrupsioni, janë dy fusha ku Shqipëria shkëlqen

IPA synon të mbështesë vendet kandidate dhe ato kandidate potenciale, në procesin e integrimit evropian. Më konkretisht, ka si qëllim të mbështesë zbatimin e reformave politike, institucionale, ligjore, administrative, sociale dhe ekonomike, të nevojshme për të sjellë vendet më pranë BE-së. Nga janari 2007-s e më tej, Instrumenti i Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA) zëvendëson një seri programesh të Bashkimit Evropian dhe instrumenteve financiare për vendet kandidate ose vendet potenciale kandidate, përkatësisht PHARE, PHARE CBC, ISPA, SAPARD, CARDS. IPA programohet përmes cikleve 7 vjeçare. IPA I është programuar për periudhën 2007 – 2013, IPA II për periudhën 2014-2020, dhe IPA III po programohet për periudhën kohore 2021-2027. IPA III po programohet mbi bazën e Kuadrit Programues të IPA III, i cili përfaqëson një dokument strategjik të rëndësishëm të BE-së.