Endrit Braimllari: Protesta e 2 qershorit është protestë qytetare e qëndrestare kundër paligjshmërisë së Edi Ramës

531
Sigal

Do të doja t’iu falënderoja për të gjithë angazhimin si strukturë e LSI-së së Tiranës, jo vetëm në procesin e angazhimit të LSI-së, por kryesisht dhe në protestat kombëtare dhe protestat që kemi pasur në Tiranë sepse pjesëmarrja e Tiranës, por edhe e qytetarëve të Tiranës ka qenë jashtëzakonisht shumë masive dhe kjo ka një arsye, për shkak të keqqeverisjes së Edi Ramës, të hajdutërisë së kësaj qeverie, për shkak se vendi po përballet çdo ditë dhe më shumë me një kryeministër të papërgjegjshëm dhe arrogant, i cili nuk mbron interesat e qytetarëve dhe për këtë ne të gjithë jemi të vetëdijshëm sepse këtë ne e hasim çdo ditë në takime me qytetarët e Tiranës dhe kryesisht me bizneset e Tiranës, ku tashmë biznesi është i shkatërruar falë politikës klienteliste dhe korruptive të Edi Ramës.

Ndaj do doja shumë dhe këto ditë që kanë mbetur deri më datë 2 qershor, të shkojmë në çdo shtëpi, në çdo derë, për të trokitur dhe për ti ftuar të gjithë njerëzit tanë të bëhen pjesë në protestën e 2 qershorit sepse protesta e 2 qershorit është protestë qytetare, është protestë qëndrestare, protestë e cila do të udhëhiqet nga solidariteti i qytetarëve anë e mbanë vendit, kundër paligjshmërisë së Edi Ramës. Unë ju ftoj të gjithëve që këto ditë që kanë mbetur, të jemi kudo në terren për të takuar çdo qytetar.