Endrit Braimllari: Një qeveri nuk mbahet mend thjesht për retorikën, mbahet mend për konsensusin që ai bën

861
Sigal

Intervista e Deputetit të Deputetit të LSI-së, Endrit Braimllari për Shijak Tv

Keni mbyllur një sesion, në mënyrë jo të lavdishme për publikun e gjerë por me një mesazh shumë të qartë kundër Edi Ramës dhe mazhorancës së tij…

Në fakt ky sesion do mbahet mend gjatë në historinë e Shqipërisë sepse ka qenë një ndër sesionet më të vështira por ka qenë dhe një ndër sesionet ku kjo mazhorancë ka provuar haptazi shkeljen totale të Kushtetutës. Për herë të parë në këtë vend që prej pluralizmit politik kemi një prokurore të përgjithshme të përkohshme të zgjedhur me 69 vota.

Thuaj prokurore e përgjithshme hiqe e përkohshme se deri në qershor tha Senida Mesi nuk ngrihen institucionet…

Ju e mbani mend shumë mirë në atë kohë thanë 1-2-3 muaj do jetë etj me rradhë, Ne  e kishim parashikuar dhe ja ku jemi sot. Pra kemi një prokurore të tillë të zgjedhur me 69 vota në shkelje totale të Kushtetutës. Kemi shkatërrimin  e institucioneve të drejtësisë, shkeljen e Kushtetutësdhe rrëzimin e marrëveshjes dhe konsensusit të 21-22 korrikut për votën që i dha klasa politike shqiptare apo partitë kryesore në parlament për ti hapur rrugë vazhdimësisë së reformës në drejtësi. Nga ana tjetër po ky vit  do të mbahet mend për ligjërimin e hajdutërisë në parlament sepse ligji për teatrin kombëtar kaluar në atë mënyrë në shkelje totale Kushtetutës dhe me mënyrën sesi u votua tregoi dhe njëherë se ky kryeministër dhe kjo mazhorancë ka kaluar çdo limit  në këtë vend dhe ka shkelur rëndë parimet e shtetit të së drejtës. Pra u ndalova te këto tre raste për të treguar se ky sesion ka qenë jashtëzakonisht shumë i vështirë në këtë drejtim por do mbetet gjatë në histori, shqiptarët nuk kanë për ta harruar mënyrën sesi u zgjodh prokurorja e përgjithshme. Pra 71 vota i duhet një mazhorance për të marrë besimin në parlament për të vazhduar qeverisjen e vendit, ajo është zgjedh me 69 vota, kjo është e turpshme. Nga ana tjetër bën një ligj, tjetërson pronën publike, tjetërson hajdutërinë e Edi Ramës me qëllim që të çojë te privati një pronë publike. Por në fakt privati i vërtetë që ka ineresat e kësaj prone nuk është ai që ka atë emër por është vetë Edi Rama dhe klika e tij mafioze që ka ardhur sot në pushtet. E kemi thënë prej kohësh këtë gjë. Ka 11 muaj që nuk po e qeveris dot vendin për arsye shumë të thjeshtë sepse ka 11 muaj që nuk ka asnjë vizion të qartë mbi qeverisjen e Shqipërisë. Nuk ka asnjë politikë të qartë. Sot varfëria në vend bëhet gjithmonë e më e madhe. Të rinjtë e të rejat largohen nga Shqipëria. Sepse e vetmja shpresë që ky kryeministër i jep këtyre të rinjve, është largimi për të emigruar nga ky vend dhe ajo çka është më e dhimbshme për Shqipërinë, po largon të rinj dhe të reja të cilët arsimohen në mënyrë të shkëlqyer në këtë vend, po largohen familje të cilat kanë në biznes në këtë vend. Sepse ky nuk jep shpresë dhe ky e ka kthyer Shqipërinë në një vend të padëshiruar për shqiptarët. Dhe ky prandaj është dhe antikombëtar në këtë drejtim. Nga ana tjetër provokon hapur shqiptarët, provokon hapur opozitën po e po, por dhe çdo qytetarë të vendit duke sjellë në parlament ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në këto 11 muaj janë bërë rreth 40 seanca parlamentare  dhe ai nuk ka kaluar  asnjë ligj me 84 vota. Një ligj që duhet të kalonte, nuk kaloi, çfarë ndodh në këtë vend sepse të gjitha ato ligje të kaluara me shumicë të thjeshtë kanë një fat jo shumë afatgjatë?

Një kryeministër apo një qeveri nuk mbahet mend thjesht për shoë-n që bën apo për retorikën e tij, mbahet mend për konsensusin që ai bën, me uljen e palëve me qëllim që të arrij në konsensus për ti shërbyer shqiptarëve. Çfarë ndodh? Nuk ka për të kaluar asnjë ligj me 84 vota sepse ky ka shkelur kushtetutën. Ka rënë parimi i shtetit të së drejtësi. Pra ky njeri nuk kërkon reformën në drejtësi e ka shoë. Sepse po të kërkonte reformën në drejtësi nuk  prishte ky konsensusin e 21-22 korrikut. Nuk do e zgjidhte prokuroren e përgjithshme në atë mënyrë. Nuk do e kalonte vendin në këtë krizë. Nuk do e kalonte sistemin e drejtësisë në kolaps total. Sot Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese, sot nuk funksionon Gjykata  Lartë, pra e kuptoni në çfarë shteti jetojmë. Shqipëria një vend anëtare e NATO-s, aspiron për të qenë në BE, nuk ka gjykatë kushtetuese sepse ky e ka bllokuar.

Kemi një konstatim shumë të dhimbshëm, për 99 milionë lekë, Ardian Dvorani është kandidat  për tu bërë kryetar i gjykatës së lartë, ndërsa prokurorja e Shkodrës për 3.5 milionë lekë të vjetra nuk kalon. Çfarë po ndodh?

E para është e qartë që procesi i Vettingut është një proces që po drejtohet nga Edi Rama dhe është e vërtet ajo çka thuhet, ka dy lista, një listë të bardhë dhe një listë të zezë dhe emrat i ka vendos Edi Rama në këto lista dhe stafi i tij duke kapur gjithë organet e Vettingut dhe kjo është tanimë evidente. Dhe duke bërë një përzgjedhje selektive, kjo është një luftë klasash. Kjo nuk ka të bjë me sistem drejtësie, këtu nuk  jemi për të pastruar drejtësinë, të gjithë ne, sidomos unë  që jam deputet i ri. Kërkoj një sistem drejtësie të pavarur, por në moment që ti kërkon të kesh në Shqipëri një sistem drejtësie të pavarur, ti nuk mund të shkatërrosh gjykatat, nuk mund të zgjedhësh në mënyrë antiligjore prokuroren e përgjithshme por nuk mund të zgjedhësh dhe në kundërshtim me ligjin personat që përbëjnë trupat e Vettingut pra këtu ka rënë shteti i së drejtës. Ne e kemi thënë që prej seancës së parë në parlament që tendenca e këtij kryeministri është për të kapur çdo sistem, për të shkatërruar çdo institucion sepse në momentin që ka kaos në këtë vend, në momentin që nuk funksionojnë institucionet, ky e ka shumë më të thjeshtë për të mbyllur  dosjen e ministrave të vetë të korruptuar, dosjen e lidhjes së tij me krimin e organizuar por edhe  problemet që ka pasur qeveria me korrupsionin etj. Pra sigurisht që kjo është një tendencë që ne kemi bërë të qartë që në seancën e parë por ajo çka është më e dhimbshme, ky njeri po ndjek të gjitha hapat për të shkatërruar çdo institucion në këtë vend. Pra si mundet shqiptarët të besojnë një kryeministër i cili nuk respekton institucionet e këtij vendi. Si mund shqiptarët të dëgjojnë një shoë përditë. Ky del e flet për llogaridhënien, çfarë llogaridhënie? Për çfarë u bë reforma në drejtësi? Për të kaluar te KLD që po këto ministra, nuk po flas nga ana e opozitës, por po këto ministra të kësaj mazhorance, po ky kryeministër kanë hedhur 1000 akuza mbi KLD, ndoshta dhe të vërteta. Nuk i hyj kësaj historie, dhe tani sjell një ligj në parlament për ti rikthyer fuqinë po kësaj KLD. Për ti rikthyer përsëri një fuqi prokurores së përgjithshme e cila është zgjedhur në mënyrë antikushtetuese. Pra çdo gjë në këtë vend është antikushtetuese. Edi Rama është një person i cili e ka nxjerrë Shqipërinë nga shinat e kushtetutshmërisë.

Juve tentuat që të krijohet një tryezë, del Ulsi Manja dhe thotë që opozita e kapsllëkut. Si ta kuptojmë këtë?

Po sepse Ulsi Manjës nuk i intereson  dialogu politik në këtë vend, nuk i intereson që Shqipëria të ecë përpara drejt BE. Dhe nuk i intereson konstruktiviteti i opozitës sepse Ulsi Manja emëroi shoqen e vetë të klasës prokurore të përgjithshme, kapi çdo institucion, kapi krimet e rënda dhe tani me institucionin e prokurorisë i bën presion politikanëve, qytetarëve dhe ky si sekser për të mbyllur çështje të çdo personi. Të verifikohen shërbimet, komunikimet e Ulsi Manjës me këtë prokurore.