Endrit Braimllari: Edi Rama prish Marrëveshjen zgjedhore, sepse ka frikë zgjedhjet e lira

“Haptazi, kryeministri Rama, duke shkelur Marrëveshjen e Këshillit Politik,  nuk pranon integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, për të patur, paskëtaj, një pushtet të pakufizuar, antikushtetues, antidemokratik, autokrat”

Jakup B. GJOÇA

Endrit Brahimllari, ish deputet dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, në intervistën për gazetën “Telegraf”, shpjegon se kryeministri Rama e prish qëllimisht Marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, ngaqë i trembet zgjedhjeve të lira. Zoti Brahimllari pohon se kryeministri Rama qëllimisht nuk plotëson kushtet e BE për hapjen e negociatave për anëtarësim, ngaqë nuk do, që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së për të patur një pushtet autokrat. Zoti Brahimllari, thotë se, ndërkohë që Shqipëria është në një krizë të thellë ekonomike, qeveria e Rilindjes, i mori 800 milionë euro borxh, për interesat e oligarkëve, prandaj, lypset një   një plan i fortë ekonomik në shërbim të biznesit, për të hapur vende të reja pune me paga të mirëpaguara, që  shqiptarët të punojnë e të jetojnë në vendin e tyre. Mbi të gjitha dhe domosdoshmëri primare, sipas zotit Brahimllari , është që Shqipëria ka nevojë të futet në shinat e kushtetushmërisë.

NOA

-Zoti Brahimllari, përse kryeministri Rama do të prishë Marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik, derisa vetë e pranoi dhe e nënshkroi, në prani edhe të ambasadores Yuri Kim?

–  Është e qartë se Edi Rama po tenton të prishë  dakordësinë e 5 qershorit, sepse Edi Rama ka frikë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ky kryeministër po rreshtohet kundër interesit të vendit,  kundër partnerëve  strategjikë,  Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kundër interesit të BE-sw. Edi Rama po izolon vendin për interesat e tij personale. Prishja e dakordësisë nënkupton  mos plotësimin e një nga kushtet kryesore  të integrimin në BE, atë të një reforme zgjedhore konsensuale dhe të pranuar nga të gjitha palët. Haptazi, kryeministri Rama, duke shkelur  marrëveshjen e Këshillit Politik,  nuk pranon integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, për të patur, paskëtaj, një pushtet të pakufizuar, antikushtetues, antidemokratik, autokrat.

-Bundestagu gjerman, Komisioni Europian, ambasadorët e SHBA-së, Gjermanisë dhe BE-së në Tiranë,  përditë bëjnë apel që Marrëveshja e 5 qershorit të miratohet në Kuvendin e Shqipërisë, në të kundërt, rrezikohen negociatat e anëtarësimit në BE. Pse kryeministri Rama i shpërfill ata, dhe pse qëllimisht rrezikon negociatat?

– Edi Rama kërkon të izolojë vendin,  edhe rreshtohet kundër ShBA-sw dhe BE-sw  dhe kundër interesit të shqiptarëve  për t’u anëtarësuar në BE. Për Edi Ramën interes ka manipulimi i zgjedhjeve që të zgjasë agoninë e tij në pushtet, dhe jo interesin kombëtar. Përpjekje e tillë është përpjekje e një frikacaku, që kurrë nuk ka zhvilluar zgjedhje të lira.

– Komisioni Europian në raportin e pardjeshëm theksoi se Shqipëria është vendi më i prekur në Rajon nga kriza dhe vendi po futet në recension të thellë ekonomik. A e di qeveria jonë situatën ekonomike?

– Vendi përballet në një krizë të thellë jo vetëm ekonomike,  por dhe sociale. Shkaku kryesor i kësaj krize ka të bëjë me këtë qeveri, e cila nuk përkrah interesin qytetar, por oligarkinë, duke shkatërruar ekonominë. Sot qytetarët nuk po përkrahen, biznesi i vogël nuk ka mbështetje, bujqësia po ashtu, koncensionet  klienteliste  kanë rrënuar ekonominë, mungesa e vendeve të punës dhe e politikave në shërbim të rinisë kanë sjellë largimin e të rinjve nga vendi. Kjo politikë po shpopullon vendin. Nevojitet  një plan i fortë ekonomik në shërbim të biznesit për të hapur vende të reja pune me paga të mirëpaguara, që që shqiptarët të punojnë e të jetojnë në vendin e tyre, e jo të katandisen azilantë nëpër rrugët e Europës. Shqipëria është e shqiptarëve, jo e oligarkëve dhe e zyrtarëve të korruptuar.

“Vendi përballet në një krizë të thellë jo vetëm ekonomike,  por dhe sociale. Shkaku kryesor i kësaj krize ka të bëjë me këtë qeveri, e cila nuk përkrah interesin qytetar, por oligarkinë, duke shkatërruar ekonominë”

– Si e shpjegoni ju, që qeveria jonë në një situatë të përkeqësuar ekonomike, bën tenderime për rrugë me vlerë 1.2 miliardë euro?

– Kjo është politika klienteliste e Edi Ramës, e cila nuk fokusohet tek suporti ndaj biznesit dhe bujqësisë, tek politikat  në shërbim të rinisë, që të kthehet në vend dhe të kontribuojë  këtu,  por tek oligarkët dhe koncensionet  klienteliste,  që rrjepin çdo ditë qytetarët.

– Shqipëria ditët e fundit mori hua 800 milionë euro me eurobond. A ka transparencë, ku do përdoren këto hua, ndërkohë, që Komisioni Europian raporton se ekonomia jonë po futet në recension të thellë?

– Nuk ka asnjë transparencë, çdo gjë është në funksion të oligarkisë dhe një skemë, që favorizon drejtpërdrejtë  Edi Rama. Qytetarët po varfërohen çdo ditë, duke mos pasur mundësi punësimi.

“Shqipëria ka nevojë të futet në shinat e kushtetushmërisë.  Edi Rama dhe “rilindja” shkatërroi Kushtetutën e vendit, që thelloi më tej paligjishmërinë dhe hajdutërinë e tij. Jemi i vetmi vend në Europë, që nuk ka Gjykatë Kushtetuese”

– Zoti Brahimllari, meqë Shqipërisë i është kushtëzuar nga SHBA-ja dhe BE –ja që të miratojë Reformën Zgjedhore deri në fund të muajit korrik 2020, a mendoni se njëkohësisht, Shqipërisë i kushtëzohet që menjëherë të bëhen në vjeshtë zgjedhjet parlamentare e vendore të parakohshme, për të rivendosur rendin kushtetues?

– Shqipëria  ka nevojë të futet në shinat e kushtetushmërisë.  Edi Rama dhe “rilindja” shkatërroi Kushtetutën e vendit, që thelloi më tej paligjishmërinë dhe hajdutërinë e tij. Jemi i vetmi  vend në Europë,  që nuk ka Gjykatë Kushtetuese.  Edi Rama bëri çdo përpjekje për të kapur Gjykatën Kushtetuese, duke përdorur Ardian Dvoranin në kundërshtim  me  Kushtetutën, duke fallsifikuar procedurat dhe të gjithë e panë qartë,  ku raporti i “Venecias” i dha të drejtë instuticionit të  Presidentit  të  Republikës,  përsa i përket procedurave që ndoqi për të mbrojtur  themelin më të rëndësishëm në vend,  Gjykatën Kushtetuese.

Faleminderit!