Endrit Braimllari: “Banorët e Korçës kanë nevojë për mbështetjen e strukturave shtetërore dhe jo për show politik”

432
Sigal

Lëvizja Socialiste për Integrim i kërkoi qeverisë të shpallë urgjentisht gjendje e jashtëzakonshme në Korçë, ku fshatra të tëra të këtij qarku janë prekur nga tërmeti.

Në një dalje për mediat nga selia e LSI-së, Sekretari i Përgjithshëm i  kësaj partie Endrit Braimllari tha se banorët kanë nevojë për mbështetjen e strukturave shtetërore dhe jo për show politik.

“Është koha e veprimit. Sot më shumë se kurrë banorët e zonës së Korçës që janë prekur nga fatkeqësia natyrore kanë nevojën e mbështetjes së strukturave shtetërore të cilat për fatin tonë të keq i kanë lënë në mëshirë të fatit. Atje kërkohet urgjentisht të shpallet gjendja e jashtëzakonshme dhe jo fasada dhe show politik”, tha Braimllari.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari konferencë për shtyp nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari konferencë për shtyp nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim

Gepostet von Lëvizja Socialiste për Integrim am Montag, 3. Juni 2019