Endrit Brahimllari: Siguria publike në mëshirë të fatit

678
Sigal

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari në një postim në rrjetet sociale flet për sigurinë publike ku shprehet se: “Qytetarët po përballen çdo ditë e më shumë me ngjarje të rënda dhe nuk ka asnjë reagim apo plane masash nga kjo qeveri.Qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit sepse Kryeministri dhe qeveria e tij janë në shërbim të oligarkisë dhe krimit të organizuar.

Postimi i plotë:

Siguria publike në mëshirë të fatit.
Qytetarët po përballen çdo ditë e më shumë me ngjarje të rënda dhe nuk ka asnjë reagim apo plane masash nga kjo qeveri.
Qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit sepse Kryeministri dhe qeveria e tij janë në shërbim të oligarkisë dhe krimit të organizuar.
Ministria e Brendshme me Sander Lleshin ministër është kthyer në institut statistikash, numëron vetëm viktimat, aksidentet dhe kilogramet e kokainës që kalojnë sa në një port në portin tjetër.
Qytetarët janë të pambrojtur nga instuticionet e sigurisë, që për fatin tonë të keq vetëm numërojnë viktimat dhe nuk bëjnë asnjë gjë tjetër.
Në këtë situatë të rëndë për vendin zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për të kthyer rendin dhe sigurinë publike, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Për të forcuar instuticionet dhe për të kthyer besimin e qytetarëve tek një shtet që mbron interesat e tyre.