Endira Bushati ish – kryetare e AMA-s, kundër Bashës

491
E të njëjtës linjë me Ndokën dhe Topallin duket se shkon edhe mendimi i ish-kryetares së AMA-s, Endira Bushati. Në një status të publikuar në rrjetin social Facebook, Bushati e konsideron përpjekjen e Bashës për të nisur punën për reformën zgjedhore, pjesë të pazarit të 17 majit. Bushati shkon më tej kur thotë, se mes Ramës dhe Bashës tashmë është bërë një Pazar shumë i ulët. Ajo i lidh kushtet e Bashës për reformën zgjedhore me një premtim. Sipas saj, mes tyre ka një shkëmbim. “Më jep Reformën Zgjedhore, të të jap Plehrat….”. Kështu thotë Bushati në statusin e saj. 

“Se…asgjë nuk vdes….por shndërrohet (dhe rilind) natyrisht…”, vazhdon ajo. 
Sigal