Ende në arrati, shtyhet sërish seanca për Agim Kajmakun, avokati kërkon përjashtimin e gjyqtares

280
Sigal

Shtyhet sërish seanca për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun. Gjatë mbledhjes së sotme në Gjykatën Penale të Tiranës, “togat e zeza” kanë pranuar provat e dorëzuara nga Prokuroria dhe mbrojtësit e Kajmakut.

Mësohet se gjatë seancës së sotme, avokati i Agim Kajmakut, Z. Isuf Shehu depozitoi në sekretarinë e gjykatës kërkesën për përjashtimin e gjyqtares së çështjes, Znj. Shefkie Demiraj.

Në shkresë përmendet se ka indicie që Demiraj është në proces Vettingu dhe po verifikohet nga Pamela Qirko (Balluku) motra e ministres Belinda Balluku.

Sipas avokatit, ky fakt përbën një shkak të rëndësishëm anshmërie. Seanca e radhës, do të zhvillohet në datën 18 qershor, ora 10:00, ku do të merren në pyetje dëshmitarët Gentian Picari, Laureta Omeri dhe Hekuran Brahimaj, ndërkohë që vetë Kajmaku është ende në arrati.