Përveç Partisë Demokratike, edhe Partia e Lirisë do të ketë grupin e saj parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë. Aktualisht në Kuvend do të operojnë tre grupe parlamentare bashkë me atë të mazhorancës.
Grupi parlamentar i Partisë së Lirisë do të jetë i përbërë nga 7 deputetë, ku tre prej tyre vijnë si huazim nga Partia Demokratike, si Ina Zhupa, Ledina Aliolli dhe Klodiana Capja.
Ndërkohë që katër deputetët e Partisë së Lirisë do të kenë edhe pozicionet drejtuese në grupin parlamentar, ku kreu i saj do të jetë Tedi Blushi, nënkryetar Edmond Haxhinasto, Sekretare Bruna Haxhiu dhe zëdhënëse Erisa Xhixho.
Grupi parlamentar i Partise se Lirise eshte zyrtarizuar me perberjen si me poshte:
Tedi Blushi – Kryetar
Edmond Haxhinasto – Zv/Kryetar
Erisa Xhixho – Zedhenese
Brunilda Haxhiu – Sekretare
Ina Zhupa
Ledina Alolli
Klodiana Çapja





















