Emërimet nepotike të Rilindjes, Mehmetaj: Ja lista për Delvinën, Rama do ndëshkohet në 25 qershor

663
Kryeministri Edi Rama nuk e kishte menduar se deklaratave të tij, që LSI e ka dëmtuar gjatë qeverisjes me emërimet në rrethe, do t’i kthehej përgjigje me prova konkrete
Akuzave të kryeministri Edi Rama për emërime nepotike në Bashkinë e Delvinës, të drejtuar nga kryebashkiaku Rigels Balili, Lëvizja Socialiste për Integrim iu përgjigj me një listë emrash zyrtarësh të punësuar nga kreu i PS-së në Delvinë. Duket qartë që kryeministri Edi Rama nuk i ka bërë mirë llogaritë kur me një letër në dorë lexoi disa emra që, sipas tij, ishin emëruar nga LSI. Por e vërteta qëndron ndryshe, Dhe këtë të vërtetë, ai tashmë duhet ta mësojë me emra konkret. Për këtë arsye në 25 qershor qytetarët do të votojnë, kundër tij. Të paktën kështu janë shprehur, drejtuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët besojnë se qytetarët do e ndëshkojnë në ditën e zgjedhjeve kryeministrin mashtrues. Deputetja Kejdi Mehmetaj nga selia e LSI-së bëri të njohur, sipas saj, rrjetin nepotik të punësimeve të Rilindjes. Sipas parimit të hajdutit, që thërret “kape hajdutin!”, edhe rilindësit po thërrasin “kape rilindësin”, kush e kush të shpifë e të gënjejë sa më shumë. Por nuk ka shpifje e gënjeshtër që të mbulojë bëmat e tyre. Ashtu siç ka bërë përgjatë gjithë kësaj fushate, ku kryetari rilindës nuk ka folur asnjëherë për punën dhe bilancet e tij, ashtu dhe vazhdon me dhunën dhe presionet e të gjitha llojeve kundrejt qytetarëve të thjeshtë, simpatizantë të LSI. Meqenëse kryetari i Rilindjes nuk pati as kurajën dhe as guximin të thotë të vërtetën, po iu bëj të njohur rrjetin nepotik të emërimeve familjare të rilindësve të tij në Sarandë. Kjo është vetëm njëra nga faqet e kronikës nepotike të Rilindjes, prandaj më 25 qershor këta që tepsinë e pushtetit e kanë kthyer në tepsi të fisit, duhen ndëshkuar me votë popullore. Prandaj qytetarët do të votojnë LSI-në për të mos ua dhënë më kurrë shansin Rilindësve të shpërdorojnë në këtë mënyrë pushtetin. Rilindësit do ta marrin përgjigjen e merituar më datë 25 qershor.
Lidhjet familjare të kryetares aktuale të Partisë Socialiste, dega Delvinë znj. Brunilda Meleqi (Merxhani) – përgjegjëse e degës së thesarit Delvinë; 
Luan Merxhani – i ati, Drejtor i shkollës 9-vjeçare “Rusan”. 
Merita Merxhani – e ëma, mësuese e shkollës 9-vjeçare “Rusan”, pa shkollë të lartë.
Kreshnik Merxhani – vëllai, punon në Ministrinë e Kulturës.
Ismiona Merxhani – motra, punon në Ministrinë e Brendshme.
Xhemil Merxhani – xhaxhai, punonjës pranë “Albpetrol” Delvinë.
Përparim Meleqi – bashkëshorti, punonjës pranë degës së OSHEE, Delvinë.
Petrit Meleqi – kunati, punon në degën e OSHEE, Delvinë.
Enereida Meleqi – kunata, edukatore në çerdhe, Delvinë.
Ëngjëllushe Tata – kunata, sanitare pranë spitalit “Ismet Shushi”, Delvinë.
Erinda Sulejmani (Meleqi) – nusja e nipit të bashkëshortit, infermiere pranë spitalit “Ismet Shushi”, Delvinë.
Lidhjet familjare të ish-kryetarit të Partisë Socialiste, dega Delvinë, Agron Kohila, aktualisht zv.kryetar i Bashkisë Delvinë, i emëruar pas vitit 2013. 
Agron Kohila – Nënkryetar bashkie, ish-nënprefekt i Prefekturës Delvinë.
Ardit Kohila – i biri, inspektor tatimesh në Tiranë. 
Leart Kohila, i biri, punonjës pranë “Albpetrol” Fier.
Fisnik Kohila – i nipi, aktualisht këshilltar pranë subjektit politik Partia Socialiste në këshillin bashkiak Delvinë si edhe inspektor tatimesh në Fier.
Gjergji Kohila – nipi, oficer policie.
Bilal Kohila – nipi, punonjës i Landfillit Bajkaj. 
Gurie Kohila – mbesa, infermiere. 
Emiljano Hoxha – nipi, punonjës pranë portit Detar Sarandë, i denoncuar na emisioni “Fiks fare” për shpërdorim detyre. 
Ervin Sinani – nipi, infermier.
Nazif Bello – nipi, polic. 
Shkëlqim Bello – nipi, polic.
Aida Bello – nusja e nipit, mësuese.
Vilson Bello – nipi, polic. 
Klement Bello – nipi, polic.
Shpëtime Bello – nusja e nipit, edukatore. 
Jusilda Bello – mbesa, police pranë pikës kufitare Qafë Botë.
Leonora Çino – mbesa, financiere e OSHEE, Sarandë. 
Valbona Ruçi – kunata, sporteliste në spitalin “Ismet Shushi” në Delvinë, emëruar në vitin 2017.
Almira Gramozi – nusja e djalit, punonjëse pranë Ministrisë së Ekonomisë.
Gentian Gramozi – kushëriri i nuses, punonjës pranë tatimeve në Sarandë. 
Pandeli Gramozi – krushk, financier pranë zyrës arsimore Delvinë. 
Julian Gramozi – krushk, doktor pranë ISSH Sarandë. 
Sigal