“Emergjenca kaloi”, çfarë u premton Rama familjeve të prekura nga përmbytjet

673
Mesazhi i kryeministrit Edi Rama sot sëbashku me foton që ai ka zgjedhur për t’u uruar mesazhin shqiptarëve, tingëllon më shumë sesa tallje për ato mijëra familje të përmbytura në jug të vendit, ekonomia e të cilave u rrafshua brenda 48 orëve dhe shtëpitë e tyre janë ende të zhytyra në llum e baltë.
Ja ç’u shkruan Kryeministri: “Mirëmëngjes dhe me këtë pamje spektakolare nga lumi Seman, i tërhequr tanimë në shtratin e tij, ju uroj një fillim jave të mbarë. Faza e emergjencës kaloi, duke shënuar dëme shumë herë më të vogla se disa vjet më parë; gatishmëria dhe angazhimi maksimal vijojnë për rimëkëmbjen e çdo zone dhe çdo familje të prekur prej motit të tërbuar të tre ditëve të shkuara.”
Sigal