Elona Guri takon pensionistët: Rilindja i braktisi ata dhe të gjitha shtresat e shoqërisë

187
Sigal

Drejtuesja politike e LSI-së në Durrës, njëherësh edhe kandidate për deputete në këtë qark, Elona Guri është takuar me pensionistë, për të cilat thotë se qeveria e kryeministrit Edi Rama i ka braktisur.

“Rilindja braktisi pensionistët dhe të gjitha shtresat e shoqërisë. Ne do qeverisim duke u shërbyer njerëzve të thjeshtë. Ky është premtimi ynë”,- shkruan Guri në postim të sajin të shpërndarë në rrjetet sociale.