Elona Guri: Rinia kërkon ndryshim!

321
Sigal

Drejtuesja e LSI në Qarkun e Durrësit, Elona Guri shprehet se shumica e të rinjve, gjatë viteve të qeverisjes së PS kërkon të largohet nga vendi. Në një mesazh në Facebook, Guri shton se rinia kërkon ndryshim dhe meriton një qeveri europiane.

400 mijë të rinj u larguan nga vendi gjatë 8 viteve të fundit, 80% e rinisë në vend do të largohet, për shkak të mungesës së mundësive, arsimit jocilësor, papunësisë dhe vrasjes së shpresës. Rinia jonë kërkon NDRYSHIM dhe meriton një Shqipëri europiane që të jetë arkitekte e ëndrrave të saj, këtu në Shqipëri, në shtëpinë tonë. Të gjithë së bashku për FITOREN E MADHE. Të gjithë së bashku për të ardhmen e rinisë”,- shkruan Guri në një mesazh në Facebook.