Elona Guri i kundërpërgjigjet me fakte zëdhënësit të Taulant Ballës për foton e publikuar

2497
Sigal

Anëtarja e Kryesisë së LSI-së Elona Guri, me anë të një postimi i ka kthyer përgjigje kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla pasi ky i fundit publikoi sot një foto ku pretendon se Presidenti Ilir Meta është në kompleksin Golden që u sekuestrua nga policia në Shijak. Balla ka hequr përgjegjësinë ligjore personale për vërtetësinë e fotos duke përdorur mish për top zëdhënësin e tij, Besjan Ajazi, i cili pa e vrarë mendjen për verifikim shkruan: “Foto e Presidentit Ilir Meta në Vilën “Golden” në Shijak, e sekuestruar nga OFL, në pronësi të grupit kriminal “Hajri””.

Por si qëndron e vërteta e fotos?

Elona Guri në një reagim në Facebook shpjegon me fakte se fotoja është realizuar në lokalin e ish-ministrit,  Lefter Koka dhe jo në kompleksin “Golden”. Guri ka publikuar dhe fotot e kryeministrit Edi Rama me disa personazhe të njohur të krimit në Durrës dhe i kërkon zëdhënësit të Taulant Ballës ta çojë dhe atë për verifikim në SPAK.

Duke ju përgjigjur zëdhënësit të Taulant Ballës, Elona Guri deklaron: “Si gjithmonë, Besiani vijon ulet në gjunjë para pantallonave të Taulantit. Besian, ti e di shumë mirë, siç e di gjithë Durrësi mbarë, që ajo është pista e Lefter Kokës.

Foto juaj, tregon një prej festave të Lefter Kokës. Se perdet janë të njëjta. Shih fotot. Ka edhe të tjera plot. Aty keni edhe deputeten e Lefterit, në krah të tij, ndërsa për personin në fjalë, me sa shoh, në dy karrige janë ulur tre burra.  Meqënëse e keni në grupin tuaj parlamentar, merrjani sqarimet deputetit tuaj, Lefterit, i cili ka bërë ftesat dhe fotot. Pastaj, për detaje të mëtejshme, shoqja Etilda mund t’ju sqarojë më shumë. Meqënëse e ke qef OFL,  mos harro të ndiqni jo vetëm ata në foton që publikove, po dhe këta këtu poshtë.

P.S: Kujt ja kanë marrë fëmijën peng e di gjithë Durrësi”. 

Lidhur me foton e publikuar nga zëdhënësi i Taulant Ballës, ka reaguar dhe zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi. Blushi i kërkon Taulant Ballës që ta çojë foton te SPAK dhe të marrë përgjigjen ligjore për pretendimet e tij. Ndërkohë, Taulant Ballës i kujton një sërë bisedash dhe ndërhyrjesh të jashtëligjshme për ekstradime të dënuarish, siç thotë Blushi, në zyrën e një ministreje. “Ciu Ciu Tao Tao! Sa për foton, bie erë inceneratorësh kjo flluskë e mjerë! Por mos humb më asnjë sekondë! Çoje direkt drejt SPAK-ut ta sqarojnë ata, meqë u jep edhe direktiva publike!

Bashkë me të edhe bisedën e freskët tek zyra e një ministreshe të famshme për t’i ekstraduar të vëllanë nga Italia në Shqipëri! Publikoje më mirë vetë bisedën! Bashkë me to tregoi SPAK-ut edhe shokët e motrës! Bëj durim Tao se nuk do gjesh as ti vrimë ku të futesh! DËGJOJE prapë SOVRANIN dhe bëj durim! Me qetësi dhe drejtësi!”,- deklaron Tedi Blushi.

Deklarata e zëdhënësit të Taulant Ballës, Besjan Ajazi