Elona Guri: Do e çlirojmë Durrësin dhe vendin nga kontrolli i oligarkëve dhe do ia kthejmë qytetarëve të thjeshtë

287
Sigal

Drejtuesja e LSI në Durrës, Elona Guri ka zhvilluar sot takime me qytetarë të Durrësit. Teksa ka postuar disa fotografi në Facebook nga takimi, Guri shkruan se 25 prilli do sjellë ndryshimin e madh për Durrësin dhe mbarë Shqipërinë.

“Do e çlirojmë Durrësin dhe vendin nga kontrolli i oligarkëve dhe do ia kthejmë qytetarëve të thjeshtë”, shkruan në postimin e saj drejtuesja e LSI, Durrës.

Postimi i plotë:

25 prilli do sjellë NDRYSHIMIN e MADH për Durrësin dhe mbarë Shqipërinë 🇦🇱

Do e çlirojmë Durrësin dhe vendin nga kontrolli i oligarkëve dhe do ia kthejmë qytetarëve të thjeshtë.

Votoni LSI 🌹 Nr. 6️⃣ për partinë në fletën e votimit, për një të ardhme më të mirë për Durrësin.

Elona Guri
LSI Durrës

#DurresiShtepiaJuaj 🌹
#LSI 🌹