Elion Shkëmbi,LSI Korçë: Bashkia Maliq peng e Oligarkisë, banorët e lënë në harresë.

303
Sigal

U bë kohë që në Bashkinë e Maliqit shpresa e të rinjve për ndryshim është venitur.
Nuk duhet të habitemi pse sot kemi një qytet të prapambetur ekonomikisht, me popullsi të varfër deri në ekstrem sidomos në zonat e thella, një rini të papunësuar e të larguar, korrupsion apo dhe shpërdorim të fondeve të taksave të maliqarëve.
Për udhëheqjen e Bashkisë Maliq e cila nuk shikon dot përtej “perdes” së pushtetit oligarkik që prej njëzet viteve, kjo ju duket një situatë normale.
Në një farë mënyre, kjo na ka bërë të krijojmë një farë eksperience dhe pikërisht kjo eksperiencë është akumuluar nga vendimet e gabuara në kohë.
Por boll më,duhet të tregojmë se e kemi ne në dorë të ardhmen e këtij qyteti, duke reaguar në mënyrën më të ndershme dhe më demokratike: – ‘me votë’.

25 Prilli ka për të qenë dita dhe fillimi i ç’rrënjosjes së këtij sistemi pashallarësh, fillimi i një rendi të ri i cili do të ketë në fokus vetëm mirëqenien e qytetarëve, duke qenë çdo ditë në shërbim të tyre dhe duke sjellë shpresën e munguar.

Në 25 Prill kthejmë Maliqin tek Qytetarët.