Elbasani nis konstituimin e KZAZ-ve, të pranishëm përfaqësues të PS-LSI

414
Në Elbasan mesditën e sotme përfaqësues të KQZ-së kanë nisur punën për konstituimin e KZAZ-ve.

Elbasani ka 4 KZAZ, përkatësisht 47,48,49,50.
Bashkia e re e Elbasanit me 12 njësitë administrative (16 fshatra) ka një numër prej 160 mijë votuesish, ndersa si qark rreth 270 mijë.

Të pranishëm në këtë takim u vunë re përfaqësues të PS dhe LSI, ndërsa mungonin përfaqësuesit e forcave të tjera.

Fillimi i punës nga KQZ në Elbasan mbetet sinjali për mos shtyerje të zgjedhjeve.

Sakaq, Elbasani ka nisur nje muaj me pare edhe shpalljen e listave zgjedhore, te cilat priten te rishpallen ne prill, dhe ato perfundimtare jane ne maj. 
Sigal