Elbasani dhe Tirana kërcënohen nga katastrofa

453
Sigal

 

Funari, fuçi baroti për
Elbasanin dhe Tiranën

 

Maksim TUFA

 

Zona malore e Funarit
(e cila para pak ditësh u promovua nga qeveria si zonë turistike) e gjendur mes
Elbasanit dhe Tiranës, mund të kthehet në fuçi baroti
 dhe mund të fshijë nga faqja e dheut këto dy
qytete. Burime ushtarake dhe civile, burime nga banorët e fshatrave të zonës
malore të Funarit, e cila gjendet vetëm 28 km larg Elbasanit, dhe po aq edhe
larg Tiranës, i thanë “Telegraf” se “qysh në vitet 1992- 1995 dhe në vazhdim ,
nga pothuajse 12 repartet ushtarake të rrethit pas shkatërrimit të tyre, janë
depozituar në depot e ish-Rezervave të Shtetit, lart
  mes pyjesh dhe rrëzë malesh, qindra ton me
helme kimike, me mbetje radioaktive të prodhimeve ruse dhe kineze, të cilat nuk
dihet sepse u mbyllën atje nuk
  largohen
prej andej, duke rrezikuar seriozisht jetën e mbi 30 mijë banorëve të 11
fshatrave dhe më keq akoma, mund të rrezikojnë edhe dy qytetet Elbasanin dhe
Tiranën”. Burimi tha se “bëhet fjalë për qindra ton me mbetje të rrezikshme, të
lëngshme dhe të ngurta, kryesisht helme ushtarake, ndërkohë që banorët kanë 20
vjet që ankohen, dërgojnë letra dhe peticione, tek
  deputetët e 
zonës, tek ministrat dhe politikanët, dhe nuk kanë marrë deri sot asnjë
përgjigje”. Nga ana tjetër, prej 10 vitesh atje janë në sherr mes tyre nja 8
familje të cilat kërkojnë pronësinë e truallit dhe objekteve të ndërtuara nga
ish-sistemi socialist, dhe që shpesh kanë patur edhe tentativa për të hapur
depot e rrezikshme, pasi proceset gjyqsore kanë qenë pa fund dhe të korruptuara”.
Rezulton se deri sot shteti ka qenë sehirxhi, kurse deputetët që kanë bërë
fushata atje kanë premtuar se “do ta zgjidhim këtë problem me qeverinë” dhe nuk
kanë bërë asgjë pasi kanë marrë votat. Banorët thonë se “Ministria e Mbrojtjes,
e Brëndshme,
  dhe e Mjedisit duhet që
urgjentisht të marrin masa, të sigurojnë depot e rrezikshme, dhe të largojnë sa
më parë prej andej
 gjithçka që po
përgjysmon jetën e burrave, grave, dhe foshnjeve, dhe po ngordh bagëtitë”.
Sipas statistikave rezulton se “çdo vit vdesin nga sëmundje tumorale
  dhe sëmundje që kanë mbetur pa diagnoza
mjeksore, mbi 300 persona nga ajo zonë, kurse foshnjet kanë lindur me defekte
serioze, dhe shpesh nuk kanë mundur ti shpëtojnë sëmundjeve të ndikuara nga
helmet
  dhe ato të trashëgueshme”. Deri
në vitin 2015, nga Qendra Shëndetsore e Funarit (e cila sot gjendet e
shkatërruar plotësisht) e cila mbulonte mbi 11 fshatra, kishin vajtur në DSHP
dhe në Ministrinë e Shëndetsisë plot 71 relacione, që jepnin informacione mbi
situatën e rrezikshme me të cilën jetonin banorët mes dy qyteteve, Elbasanit
dhe Tiranës. E gjendur në kufinjtë e Krrabës, zona e Funarit sot përbën një
rrezik serioz për jetën e mijëra banorëve,
 
ajrin, tokat, të mbjellat, kafshët, ujin dhe gjithçka tjetër mbi tokë
dhe nën tokë. Rreziku që ka ajo zonë duhet urgjentisht të bëhet prezente në
dikasteret qeveritare,
  dhe të mos
kalohet
  situata problematike me
shprehjen “kemi larguar
 sasinë më të
madhe, fajin e ka ish-qeverisja e djathtë”.
 
Banorëve të harruar të zones së Funarit u duhet të udhëtojnë drejt
Elbasanit apo edhe drejt Tiranës, për një vizitë, për një mjekim, për një
gjëlpërë, për një lindje, pasi atje mungon mjeku, infermieri, Qendra
Shëndetsore, farmacisti, kurse shpesh vizitat në familjet e vobekta kryhen edhe
nga ndonjë veteriner. Kjo situatë e rënduar e cila pritet të dalë jashtë
kontrollit (pavarsisht se është e pakontrollueshme) si pasojë e ndonjë shembje
të objekteve për shkaqe natyrore apo njerëzore, (pasi janë ndërtuar qysh para
54 vitesh) do të sjellë natyrisht kosto të paimagjinueshme njerëzore. Ajo do të
ishte një faturë e pashlyer e kësaj qeverie e cila justifikohet se “kështu e
gjetëm nga qeverisja e kaluar”, duke mos e patur fare në hesapet e saj Funarin
malor, të cilin ndoshta po e ruan Zoti, pasi shteti e ka fshirë fare nga harta.