Elbasan-Tiranë/ Drejt prishjes, kontrata me kompaninë greke, Haxhinasto: Nuk janë korrektë

430
TIRANË – Mundësia e prishjes së kontratës me kompaninë greke që ndërton rrugën Tiranë-Elbasan është vetëm hapi i parë masave të reja ligjore që qeveria shqiptare mund të marrë përballë ndërtuesve të huaj. 
Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto tha se moskorrektesa ndaj kontratës e kompanisë greke është bërë shkak që qeveria të shohë mundësinë e prishjes së kësaj kontrate dhe lidhjes së një marrëveshjeje bashkëpunimi me një kompani tjetër. 
Po ashtu Haxhinasto paralajmëroi se mund të merren dhe masa ligjore për ti bërë të qartë kompanive të huaja që vijnë në Shqipëri “se këtu është tregu korrekt dhe kontratat që lidhen duhen zbatuar”
Këtë deklaratë ministri Haxhinasto e bëri nga Kashari ku inspektoi projektin e ndërtimit të impiantit të ri të trajtimit të ujërave të Tiranës. 
Sigal