Eksperti ligjor i PD, Gazment Bardhi: Projekti i Lanës spostohet 6 muaj pasi Edmond Bego mori këtë pronë

732
Sigal

Eksperti ligjor i PD-së Gazmend Bardhi pohoi dje projekti i Lanës u postua 6 muaj, pasi i dënuari për trafik droge, Edmond Bego mori pronën. Bardhi, ndër të tjera zbardhi edhe dinamikën, se si në vitin 2014 afrohet një biznesmen jo i panjohur publik, Edmond Bego, dënuar për trafik droge. Ai i merr përsipër atyre se do garantojë privatizimin nga shteti në emër të tyre. Në 2015 Ahmetaj nxjerr një urdhër për vlerësimin e këtyre pronave. E gjithë vlera e plotë e privatizimit e ndarë në 4 këste është paguar nga Mond Bego. Këto dokumente do publikohen ditën e hënë. Për 6 muajsh, ajo që s’kishte ndodhur nga ’95 në vitin 2016, ndodhi brenda kësaj kohe të shkurtër. Aty parashikohet ndërtimi i një kompleksi. Kontrata është lidhur në vitin 2016, është fakt dhe e provuar. Ajo që është aferë në këtë rast do ta them tani. Pronarët më parë i kishin dhënë tagrin Edmond Begos për ta privatizuar. Privatizimi ka mbaruar në 6 muaj kur në lojë është futur trafikanti Edmond Bego. Në 2016 është bërë privatizimi për të ndërtuar pallate. Aty nuk lejohej ndërtimi. Se projekti prekej nga projekti i rehabilitimit të Lanës, i bërë kur Bashkinë e Tiranës e drejtonte Basha. Tani ndryshoi plani vendor i Tiranës. Projekti i Lanës spostohet që të mos prekë aty ku ka në plan të ndërtojë pallate Edmond Bego. 6 muaj pasi Bego mori këtë pronë, ndryshoi plani vendor.