Sigal

Më 22 korrik 2016, parlamenti votoi nën presionin me 140 vota Reformën, që tregoi se ishte e dështuar. Dy vite më vonë, më 23 korrik 2018, deputetët do të kërkojnë t’i bëjnë ” riparim kapital”. Opozita: Stop pazareve me Reformën në Drejtësi. Konstitucionalistët Hazizaj dhe Gjata: Ja si dilet nga kolapsi

Jakup B. GJOÇA

Eksperët vendas dhe të huaj, të kthejnë milionat euro, që u shpërblyen, për ngërçin që krijuan

Konsitucionalisti Sokol Hazizaj, në prononcimin për gazetën “Telegraf”, ngarkon me përgjegjësi të madhe për ngërçin e krijuar në Gjyqësor, ekpsertët, e EURAULIS dhe OPDAP-it, si edhe ata vendas,  hartuesit e reformës në Drejtësi dhe shprehet se ata duhet të paguajnë gjithë shpërblimet, në miliona euro, për dëmin e sjellë. Ndërsa konstitucionalisti Çlirim Gjata shprehet për gazetën “Telegraf”, se këta ekspërtë të huaj dhe vendas, duhet të dalin tani, të thonë ku gabuan, pse gabuan që është krujuar kolaps në Gjyqësor dhe si duhet të veprohet për zgjidhjen sa më të mirë kushtetuese.

Konstitucionalisti Hazizaj shpreh mendimin që ligji “Për gjyqtarët dhe prokurorët” duhet të votohet nga ligjbërësit, për të mos penguar procesin e së Drejtës dhe pastaj ata të shikojnë raportet e tyre politike, ndërsa konstitucionalisti Çlirim Gjata e vlerëson këtë ligj si antikushtetues dhe opozita nuk duhet ta votojë.

Sokol Hazizaj, Konstitucionalist: Ligjbërësi duhet të reagojë. Pastaj, ata le të shikojnë raportet e tyre politike

Reforma në Drejtësi kështu siç është bërë, tregon papjekuri nga ekspertët dhe ata duhet të kthejnë milionat euro që u shpërblyen. Ndërsa projektligji “Për gjyqtarët dhe prokurorët”, që duhet të votohet me 84 vota, nuk ka të bëjë me politikë, por me çështjen e së Drejtës. Gjendja e Drejtësisë është dramatike. Nuk kemi Gjykata Kushtetuese, nuk kemi Gjykatë të Lartë. Ky projektligj duhet të votohet. Të mbajnë paskëtaj përgjegjësi ata që e hartuan. Nuk kan treguar maturi. Ligjbërësi duhet të reagojë. Pastaj, ata le të shikojnë raportet e tyre politike.

Çlirim Gjata, konstitucionalist: Opozita nuk duhet ta votojë projektligjin antikushtetues

Është një projektligj antikushtetues. Njësoj si u bë emërimi i kryeporokurores së Përkohshme, në mënyrë antikushtetuese, kështu kërkon edhe ky ligj, që po e miratua nga parlamenti, në mënyrë antikushtetuese do t’u japë kompetenca kryeprokurores së Përkohshme dhe KLD-së të emërojnë. Opozita në asnjë mënyrë nuk duhet ta votojë projektligjin, që u jep të drejtën kryeprokurores dhe KLD-së që të emërojnë. Nuk mundet që një procedurë e parashikuar në Kushtetutë të suprimohet me despozita kalimtare ligjore. Ndërsa hartuesit e kësaj reforme i pyesim: Zotëri, a e bëtë vetë reformën? A parashikuat këto institucione të reja? Hartuat vetë edhe procedurat sesi do të ngrihen këto institucione të reja, kriteret, mënyra, gjithçka. Pse keni ngecur tani dhe nuk i ngrini institucionet e reja? Por, fillimisht, duhet të thoni: Këtu gabuam dhe pse gabuam! Gabuan në mënyrën e ndërtimit të reformës së re në sistemin e ri të drejtësisë.Të mos heshtin. Të flasin, kush e solli reformën në këtë katandi.