Ekskluzive me Ilir Metën: Koalicioni PS-LSI, Reforma në Drejtësi dhe riformatimi i Qeverisë

413
I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, kryetari i Kuvendit Ilir Meta foli për darkën e fundit me kryeministrin Rama, reformën në drejtësi dhe akuzat që u ngritën ndaj tij, për çështjen Doshi apo CEZ-DIA. I pyetur në lidhje me lajmet e përhapura se LSI do të kërkojë mocion për kryeministrin Rama, nëse nuk kalon reforma në drejtësi, zoti Meta u përgjigj: “Nëse ka bërë ndonjë gjë Baba Taku me kokën e vet, se unë nuk di gjë. Por të siguroj që reforma do kalojë, kështu që mocioni bie”.

– Darka me Edi Ramën ishte në vigjilje të 21 janarit? 
– Ky është spekulim që bëni ju. 

– Të gjithë janë kurioz, të informojmë publikun se çfarë u tha në atë darkë? 
– Ishte një darkë normale, sigurisht që miqësore. Ne kemi qenë të ftuar. Koço vazhdon të bëjë lajm, sigurisht jo më shumë se ju dhe Rama, sot (dje) ishte në Vlorë mbajti një fjalim si Enver Hoxha, rroftë PS. 

– Çfarë raporte keni me të?
– Kam raporte shumë normale. Me socialistët shkojmë shumë mirë dhe duhemi aq sa duhet. 

– Jeni sërish në paqe me Edi Ramën apo jo? 
– Unë jam në paqe me të gjithë, aq më tepër me Edi Ramën. 

– A keni gjetur konsensus për reformën në drejtësi, nëse një nga palët nuk bie dakord çfarë ndodh në këto raste? 
– Në fund fare çdo gjë do të konkludohet në sy të publikut. Publiku do ta kuptojë kush ka vullnet kush, nuk ka vullnet. 

– Le ta nisim me akuzat që kanë rënë mbi ju. Akuzat nga çështja Doshi, tek çështja Dia-Cez dhe së fundi ju kanë akuzuar për një bisedë telefonike që ju i keni kërkuar para zotit Ismailaj, pyetja ime është direkte. Në fillim gjithë dynjaja tha që kjo është një lojë që Rama i bën Ilir Metës, pra lufta politike brenda jush është. Pyetja ime është e thjeshtë a mund ta themi sot, se Edi Rama e përgatiti këtë sulm ndaj jush? 
– Unë kam qenë vazhdimisht në qendër të sulmeve, inskenimeve. Unë këtë e pranoj, sepse politika i ka dhe inskenimet. Mua më ka kalitur doktori me këto. Fundi i kësaj telenovele është ditur që në fillim dhe nuk ka asnjë lidhje me fundin e Bidait. Kur ka dalë një referim nga një agjenci që e ka qendrën në Beograd, kam menduar që kjo është një histori, një kombinim duke parë dhe mbështetjen e kreut të PD-së në mbështetje të këtyre akuzave. Mendova se ishte një lojë. U përpoqën të krijonin konfuzion dhe të dëmtonin procesin kundër shtetit shqiptar. Shqiptarët do të humbnin 130 milionë euro. Goditej Ilir Meta politikisht, Sali Berisha, por në fund goditej edhe Edi Rama. 

– Kush qëndron prapa këtyre sulmeve? 
– Nuk është çështje e imja kjo. Janë institucionet që duhet të gjykojnë. Nuk ekziston asnjë shqetësim. I vetmi shqetësim i imi gjatë asaj periudhe ka qenë që shteti të mos humbiste 130 milionë euro. Akuzat shqiptarët i ndëshkojnë me votë. Në gjithë këto inskenime ka një konspiracion. Dhe ky konspiracion është mbështetur vazhdimisht nga aktorë që nuk e duan atë stabilitet politik që prodhon Ilir Meta dhe LSI. 

– Ilir, flitet shumë për eliminimin tuaj politik, thonë që është konceptuar dhe sponsorizuar nga fondacioni SOROS dhe këtë e bën përmes Edi Ramës. Eshtë garantuar Basha se në vitin 2021 do t’i vijë radha për kryeministër. A jeni në dijeni të këtij skenari? 
– Një analizë të tillë do t’i jepja këtë përgjigje. Fondacioni SOROS ka bërë punë të mira në Shqipëri. Cilido që mendon se po ndodh kjo gjë, do të ishte mirë të jepej mesazhi që paratë të mos shkonin kot, por të shkonin për vepra të mira. 

– Thonë që nëse reforma në drejtësi nuk kalon, LSI do ketë mocion për Edi Ramën? 
– Nëse ka bërë ndonjë gjë Baba Taku me kokën e vet se unë nuk di gjë. Por të siguroj që reforma do kalojë, kështu që mocioni bie. 

– Ju thoni që deri në 2017-ën do jeni në këtë koalicion? 
– Normale. 

– Keni bërë paqe? 
– Ne bashkëpunojmë, bashkëpunimi është më shumë se paqja. 

– A keni menduar ndonjëherë që në fakt porosi do dëshironte të bënte bashkë Ramën dhe Bashën? 
– Së pari unë do dëshiroja shumë që Rama dhe Basha të bëheshin bashkë, për të kuptuar përgjegjësinë e përbashkët që kanë ndaj vendit. Një koalicion PD-PS që të dyja partitë e bëjnë për t’i dhënë vendit një zgjidhje më të mrië, patjetër është një koalicion që respektohet. Për ne çdo lloj koaliconi për t’i dhënë një alternativë më të mirë Shqipërisë, është i respektuar. 

– Si ju duk Blushi dje tek Kol Balla? 
– Nuk kam dëshirë të bëj komente të tilla. Unë besoj tek eksperienca dhe përgjegjshmëria e socialistëve që edhe debatet që kanë t’i menaxhojnë në një mënyrë sa më bashkëpunuese. Nuk kam dëshirë të bëj komente të tilla. Unë besoj tek eksperienca dhe përgjegjshmëria e socialistëve që edhe debatet që kanë t’i menaxhojnë në një mënyrë sa më bashkëpunuese. 

– Kush e pengon Byronë e Hetimit?
– Nuk mendoj se e pengon dikush. Problemi kryesor sipas meje në Shqipëri është kjo, zgjidhja e kolonave kryesore të sistemit gjyqësor, problemi i hetimit dhe problemi i gjykimit. Sot hetimi çalon sepse ka disa probleme dhe varësi të ndryshme. Kemi një gjykim mjaft të vështirë, që zgjat shumë në kohë dhe lë mjaft hapësirë për korrupsion për zvarritje, me radhë. Eshtë shumë e rëndësishme që kjo reformë t’i japë një zgjidhje të qartë problemit të hetimit dhe të thjeshtojë problemin e gjykimit. Duhet të jesh optimist për reformën në drejtësi. 

– Si ka mundësi që del Baba Taku dhe deklaron se nuk i kupton vonesat për miratimin e kësaj strukture? 
– Zoti Braho është një deputet i dyfishtë, edhe i PS-së edhe i LSI-së. Mendoj që ka qenë një prononcim i nxituar. 
Për cilin ish-kryeministër të përmendur në çështjen CEZ-DIA e keni fjalën?
Unë nuk merrem me emra. Po të doni mund të vini në zyrën time, aty e kam dosjen, është 1 mijë faqe. Dhe Clifordi e kishte përdorur këtë në gjyq për të treguar që DIA kishte shfrytëzuar zyrtarët. Ishte taktika e Clifordit për të dëmtuar DIA-n në interes të shtetit shqiptar, pasi DIA kërkonte 130 milionë euro kundër shtetit shqiptar. 
Që i humbi në arbitrazh… 
Megjithatë, dhe një herë tjetër, për të qenë fare të qartë, e theksoj se ky ka qenë një operacion mafioz, politik, në mënyrë të veçantë financiar, mediatik, i cili në mënyrë frenetike, siç shprehej studio në fund fare, në letrën e fundit u përpoqën të krijonin konfuzion dhe të dëmtonin procesin kundër shtetit shqiptar në mënyrë që shteti të humbiste 130 milionë euro. Dhe ju e kuptoni që 130 milionë euro është një shumë e madhe nga e cila do të përfitonin shumë, por do të humbnin shqiptarët dhe natyrisht goditej Ilir Meta politikisht, goditej Sali Berisha. Dhe kjo ishte e programuar, por natyrisht që në fund fare do të goditej dhe Edi Rama, sepse do të humbnin 130 milionë euro. Pa dyshim që këta shqiptarë për këtë çështje do të kërkonin një përgjegjësi ndaj qeverisë, ndaj Kryeministrit, ndaj ministrit të Energjisë. Por e vërteta, e cila asnjëherë nuk u theksua nga mediat, të cilat për fat të keq i jepnin jehonë manipulimit të agjencisë me qendër në Beograd, e cila i referoi Clifordit…

Mua më thanë që financohet nga Sorosi. A është e vërtetë? A keni dëgjuar gjë?
Këtë gjë nuk e di, por di që kur ka dalë kjo çështje, zoti Vasili ka thënë se e vërteta e kësaj, akuza ndaj Metës është sa ishte e vërteta e sondazhit të Soros-it në janar të vitit 2013 për LSI-në, ku LSI-në e nxori me 1% dhe parti të pestë, pastaj rezultatin ju e dini mirë se si doli. Pra, nuk e di tamam, por ndoshta Petriti ka pasur ndonjë informacion më të plotë se unë. Ajo që dua të them është se menjëherë kjo kompani është treguar mjaft korrekte. Pra, kjo studio ligjore, pasi është bërë kjo akuzë, ka bërë një deklaratë mjaft të shkurtër, por të qartë.

E bëri tani… 
Jo, kjo është tjetër. 

Ajo që thatë se nuk keni përmendur emër?
Jo, nuk kemi përmendur emrin e z. Meta për asnjë çështje korrupsioni. 

Ka dalë kjo në media? 
Ka dalë shumë pak. 

Ndoshta nuk iu dha rëndësia e duhur? 
Nuk ka rëndësi. Ata mbajtën qëndrimin e tyre, por nuk bënë një shpjegim më të plotë, sepse çështja ishte në arbitrazh. 
Arbitrazhi mbaroi… 
Ata, duket qartë dhe nga mënyra se si e kanë formuluar letrën, nuk donin të hynin në një debat, i cili përmes kësaj zhurme, synonte të dëmtonte OSHEE-në dhe shtetin shqiptar në gjyq me qëllimin që pala që donte të merrte 130 milionë euro, që sponsorizonte të gjithë këtë sulm, të arrinte të gjitha objektivat e saj; objektiva politike, objektiva financiare e kështu me radhë. Dhe pas objektivave financiare përsëri objektiva të reja politike. 
Ato janë bashkë, sigurisht. Kush qëndron pas këtyre sulmeve? Unë e di që nuk mund t’i vini dot një emër dhe një mbiemër sot këtu, por që të gjitha…
Kjo është çështje e institucioneve të shtetit, nuk është çështje imja si Kryetar i Kuvendit. 

Çfarë do të thotë kjo? 
Janë institucionet që duhet të gjykojnë.

Kush e do kokën tuaj politikisht, Ilir Meta? Pse të mos e themi? Kjo histori ka vite, nuk është hera e parë… 
Për mua nuk ekziston asnjë shqetësim. I vetmi shqetësim imi gjatë asaj periudhe ka qenë vetëm një, që shteti të mos humbiste 130 milionë euro, sepse nuk ishte më asgjë e rëndësishme…

Nuk është vetëm afera e CEZ-it. Akuzat ndaj jush kanë qenë të tmerrshme, të forta… 
Këto akuza shqiptarët i ndëshkojnë me votë. Unë nuk kam asnjë shqetësim për këtë gjë. Shqiptarët janë mësuar, janë tejngopur me këto sulme të paprincipta. 

Ju ndërkohë nuk keni bërë asnjë gjë, nuk keni hedhur njeri në gjyq, nuk keni kërkuar të hapej një çështje ndaj kësaj historie.
Pse? Gjyqin më të mirë të një politikani ia bën vota e popullit. Kështu që unë nuk ndiej asnjë shqetësim. 

Pra, ju prisni votimet? 
Po, patjetër, kjo është normale. Po të rri unë të merrem me të gjitha gazetat se çfarë thonë, çfarë shpifin…
Gazetat janë instrumentet. Puna është se kush është njeriu, ose një grup i vogël njerëzish…
Të jetë kush të dojë, nuk më shqetëson kjo gjë. Mua do të më shqetësonte në qoftë se shteti do të humbiste 130 milionë euro. Kjo do të ishte diçka mjaft e rëndë për qeverinë, për mazhorancën dhe për çdo shqiptar, se në fund fare do të bëheshin më pak shkolla, më pak spitale, më pak vepra publike. Ju e dini që dhe kështu siç jemi, jemi në vështirësi. 

Fiks në momentin kur Vangjel Dule doli hapur kundër Ramës dhe tha se ishte nga krahu tjetër, nga Berisha. Sot Koço Kokëdhima e sulmoi Vangjel Dulen në Vlorë. Arrestohet Spiro Ksera. Janë të gjitha koincidenca këto Ilir?
Nuk besoj se është kaq e lidhur historia. 

Nuk ka lidhje thoni ju? 
Nuk e besoj, sepse nuk dua të paragjykoj.

Vetëm unë e kam trurin skiç fare që shoh lidhje të tilla?
Kjo është dhe detyra jote si gazetar, që të spekulosh pak. 
Sigal