Eglantina Mirashi: “LSI do të jetë forcë e parë sepse është alternativë realiste”

581
Shqiptarët janë dëshmitarët më të mirë që Lëvizja Socialiste për Integrim hyri në skenën politike si nevojë e patjetërsueshme për ndryshimin e domosdoshëm të sjelljes së klasës politike. Po ashtu vetë si forcë politike për të sjellë një frymë të re shprese për të rinjtë të cilët nuk po e gjenin veten askund më parë dhe çdo moshë tjetër ku në LSI gjetën program shprese për çdo shtresë dhe përbërjen e saj tepër njerëzore.

Lëvizja Socialiste për Integrim, pavarësisht nga pjesëmarrja në koalicione me parti të tjera gjithnjë kur e kanë kërkuar interesat e vendit ka dëshmuar që është forcë e pavarur politike që ka ditur të ruaj kurdoherë identitetin e saj popullor e humanist, individualitetin dhe pavarësinë e vet politike, ideologjike dhe sigurisht organizative.

Çdo vit e më shumë antarësia e LSI-së, elektorati i gjerë ndihet i përfaqësuar në listat e kandidatëve për deputet.

Listat e LSI-së edhe kësaj here kanë ditur të dominohen nga emra të njohur mirë më parë në zonat që ato janë zgjedhur të përfaqësojnë për veprimtari të ndryshme shoqërore e komunitare, shumica njerëz dhe të thjeshtë, por mbi të gjitha të rinj të familjeve të zakonshme. Kjo motivon çdo votues por dhe e bën të ndihet i përfaqësuar.

Ndër vite përfaqësuesit e LSI-së, çdo nivel drejtimi që kanë patur kanë ditur gjithmonë të jenë pranë njerëzve, problemeve të tyre mbi të gjitha gjithmonë popullor. Në gjitha rastet të zgjedhurit e LSI kanë përfaqësuar denjësisht dhe me krenari programin politik të LSI-së dhe mbi gjithçka zgjedhësit e tyre. Të rinjtë aktiv janë themeli i pushtetit dhe çelësi i suksesit të LSI ndaj përfaqësuesit nga rinia zënë një pjesë të konsiderueshme të listës në çdo qark.

Me të vërtetë që partitë politike janë grupime njerëzish, me interesa e qëndrime të njëjta, me qëllime e synime të përbashkëta, por mbi të gjitha LSI nuk ka harruar kurrë se partia është programi, janë idetë dhe fryma që ky program përçon tek njerëzit, shpresa që lind nëpërmjet tij, energjia që çlirohet dhe që vë në lëvizje mendjet dhe fizikun e njerëzve për ndryshime në jetën e tyre shoqërore familjare .

Ndaj sot besoj që të gjithë së bashku pa dallim moshe, krahine apo bindje politike, sot janë të bindur dhe të sigurtë të zgjedhin alernativën më të mire.

Me plot shpresë e besim do t’i japin shansin vetes për tu qeverisur nga një politikë larg konfiktualitetit, larg interesave të ngushta, më pranë halleve të tyre, më pranë vendit të tyre, do ti japin LSI-së shansin të jetë forcë e parë!
Sigal