Eduard Selami: Kryetarët e partive në Shqipëri janë zotër të gjithçkaje

438
Qeveria gjermane ëhstë detyruar të fillojë një fushatë ndërgjegjësimi në Shqipëri për t’i bindur njerëzit që ata nuk kanë shanse për të marrë çfarëdo strehimi që ata kërkojnë. Si e shpjegoni ju këtë dyndje, ose këtë largim kaq në masë të njerëzve drejt vendeve të Europës perëndimore, drejt Gjermanisë kryesisht?
Ka shumë faktorë, por kur gjërat shkojnë kaq larg, ka vetëm një përgjigje: Kur njerëzit vendosin për t’u larguar nga vendi i tyre, ka humbje shprese për arësye të ndryshme, por shqiptarët fatkeqësisht e kanë humbur shpresën se kjo qeveri do të mbajë premtimet e saj, të cilat dy vjeët më parë, siç e kam thënë, ishin në kufijtë e një skeme piramidale politike. U premtuan vende pune – nuk ka vende pune, u premtua luftë kundër korrupsionit – korrupsioni vazhdon të rritet, u premtua luftim i kriminalitetit – ai po vazhdon të rritet, u premtua përmirësim i gjendjes në shëndetësi – edhe kjo nuk po kryhet, u premtua ulje e tarifave studentore – përkundrazi, janë rritur. Të gjitha këto premtime të pambajtura krijojnë atë vakuum, mungesa e shpresës, mungesa e ekonomisë; të gjitha këto e kanë sjellë këtë gjendje. Ana tjetër, që më bie në sy është se prej disa ditësh që jam këtu, kam lexuar në shtypin amerikan për këtë gjendje, por ende shumë pak flitet, shumë pak shtypi e ka trajtuar këtë problem. Aq më pak e ka trajtuar qeveria. Dhe kjo ëhstë për të ardhur keq, sepse kjo është nga ato pikat e rëndësishme, ku siç thuhet, një foto është baraz me mijëra fjalë. Kur ka një largim masiv të shqiptarëve pas 25 vjetëve – pas disa muajsh mbushen 25 vjetori i demokracisë – atëherë ky duhet të ishte shqetësim madhor i qeverisë. Ky duhet të ishte problemi kryesor i elitës politike shqiptare. Por kjo nuk po ndodh.
Zoti Selami, bërja e kritikave duke qënë në opozitë është gjëja më e lehtë për çdo politikan. Por le të ndalemi pak tek roli që po luan vetë PD për këto zhvillime në Shqipëri. Shqipëria sot ndodhet përpara reformës në sistemin e drejtësisë, që shumë njerëz e kanë quajtur jetike. Një reformë po aq e rëndësishme ishte reforma administrative, mbi të cilën u zhvilluan zgjedhjet e fundit vendore. PD e bojkotoi këtë reformë, dhe ka shumë që thonë se nuk luajti rolin e saj si forcë opozitare. E parë nga sot, a mendoni se ky ishte një vendim i gabuar nga PD?
Nuk ndaj këtë mendim, sepse Rama që përpiqet të duket si reformator, nuk është një reformator. Që të bësh reforma në një shoqëri të hapur demokratike, të clën unë kam frikë se ai nuk e kupton dhe as ka dëshirën dhe njohurinë për ta kuptuar, duhet një bashkëpunim me opozitën. Nga vendimet e tij të para, dhe në fjalimin e tij të parë e krysor, ajo çka quhet fjala më e rëdësishmja në karrierën e tij politike, fjala në parlament, kur paraqiti programin e qeverisë, në vend që të merrej me programin dhe me bashkëpuimin me opozitën, ai na tregoi ne dajakun, na regoi shpullat, na tregoi ne se “s’kam filluar akoma”. Praktikisht kjo sjellje ka qenë edhe në vijim. Edhe po të shohësh reformën administrative: ajo është e papërfunduar, është një pseudoreformë. U bënë zgjedhjet vendore dhe nuk është përfunduar kuadri ligjor, që të zgjedhurit e qytetarëv hqiptarë të plotësojnë detyrimet e tyre kushtetuese. Janë thjesht gjëra të sipërfaqshme, janë lyerje fasadash, janë dy drita të reja në kryeministri, ky ëhstë mentaliteti i tij. Po kështu edhe reforma në drejtësi.
A pritet opozita të marrë pjesë në këtë reformë të drejtësisë?
Patjetër. Ne kemi parashtruar dhe do të vazhdojmë dhe e quajmë këtë më të rëndëishmen. Ne kemi pjesën tonë në të. Kjo do të varet nga qëndrimi i tyre. Nëse do të përdoremi si fasadë që ai të zbukurojë kryeministrinë, atëherë jo, sepse nuk duam të japim mesazhin e gabuar. Nëse ai vërtet do që ne të përmirësojmë drejtësinë, e cila është një nga problemet kryesore që ka Shqipëria, atëherë jemi gati.
Çfarë prisni ju nga kryeministri që të merrni pjesë në reformën në drejtësi?
Ua kemi parashtruar të gjitha programet tona një nga një dhe janë rrëzuar nga kryeministri. Ai thjesht do të luajë lojën sikur po na afron dhe sikur ne po e pengojmë, lojë e cila nuk ka shans të fitohet prej tij.
PD në dy zgjedhjet e fundit pësoi humbje, si në zgjedhjet e përgjithshme edhe në ato vendore. Kaë mbetur edhe dy vjet nga zgjedhjet e tjera të përgjithshme, ndaj a ka partia juaj një program të qartë, se si të fillojë ngritjen e vet apo do të vazhdojë me formën e bojkotimit?
Unë them se ka gjëra që kryetari Basha duhet t’i korrigjojë. Në bazë të këtyre dy humbjeve edhe ne do të fillojmë analizën. Mundësia që ne të dalim fitimtar në zgjedhjet e ardhshme është aty. Kjo do të jetë në të mirë jo vetëm të kryetarit Basha, por edhe në të mirë të PD, në të mirë të gjithë shqiptarëve.
Si është sot gjendja brenda PD-së, pasi figura të njohura brenda partisë kanë bërë kritika ndaj udhëheqjes për mungesë të rolit udhëheqës?
Ne kemi diferencën e mendimeve, kemi mendime të ndryshme si parti e hapur dhe bashkëkohore. Kjo është fare normale. Unë mendoj që kritikat bëhen që të përmirësohet puna e partisë demokratike dhe kryetari Basha duhet të jetë më i vëmendshëm në kritikat që i bëhen dhe të korigjojë qëndrimet e tij në mënyrë që të jemi fitues në zgjedhjet e ardhshme.
Cila mendoni se është sfida më e madhe me të cilën po ndeshet vetë PD?
Unë mendoj se sfidat tona si PD janë po ato sfida që kanë qytetarët shqiptarë; se si duhet ta futim Shqipërinë edhe një herë në rrugën e integrimit europian dhe zhvillimit ekonomik, në rrugën e krijimit të vendeve të reja të punës, në rrugën e afrimit të investimeve të huaja, në rrugën e luftës kundër korrupsionit. Ka dalë nga kjo rrugë Shqipëria dhe fajin e ka koalicioni i tanishëm.
Po opozita, a po e luan ajo rolin e saj? Bojkotimi nuk e ndihmon vendin për t’i arritur mungesat që numëruat ju?
Ne nuk kemi bërë vetëm bojkot. Unë dhe PD në tërësi jemi kundër bojkotit. Ne kemi dhënë alternativa, por ëhstë për të ardhur keq që qeveria aktuale dhe kryeministri Rama bashkë me zotin meta, duke përfituar nga numrat në parlament, e kanë përjashtuar kontributin që duhet të japë opozita. Unë mendoj që ky kryeministër nuk e ka formimin e tij, nuk e ka mendësinë e tij bashkëkohore, por ka një kombinim të arrogancës me paaftësinë, të cilat po e bëjnë shumë të vështirë jetën në Shqipëri dhe kjo ëhstë arsyeja kryesore që shqiptarët po largohen.
Para disa vitesh, kryetari i atëhershëm, Sali Berisha, dhe kryetari sotëm i PS-së, Edi Rama, arritën një marrëveshje, sipas të cilës, kryetarët e partive kanë të drejtën të caktojnë vetë kandidatët për deputetë në parlament. Sa e ka dëmtuar kjo demokracinë shqiptare?
Në këtë studio e kam kritikuar këtë marrëveshje atëherë, duke e parë nga Amerika. Shpresova që të më provonte gabim, por për fat të keq, koha më dha të drejtë. Unë mendoj që ky është një hapat më të mëdha prapa në demokracinë shqiptare dhe duhet të korigjohet. Kjo ka sjellë zvogëlimin e hapësirave demokratike brenda dy partive më të mëdha, madje ka sjellë edhe zhbërjen e strukturave dhe institucioneve brenda partive. Shqipëria është një republikë parlamentare dhe ka sjellë një situata paradoksale, që gjithçka varet vetëm nga vullneti i kryetarëve të partive. Ky është një hap prapa.
Kjo që sapo thatë ëhstë ktitikuar edhe nga shumë njerëz të tjerë. Pse mungon nja forcë, një lëvizje ose një mirëkuptim për ta ndryshuar këtë gjë? Apo janë të dyja palët të rehatuara me këtë gjendje?
Kjo është natyra njerëzore. Nga ana tjetër Kushtetuta nuk mund të ndryshojë në çdo kohë. Shqipëria ka ndryshuar rreth 10 herë Kushtetutën në më pak se 100 vjet. SHBA ka në Kushtetutë me 27 amendamente, e cila ka 240 vjet jetë. Nuk mund të futën duart çdo kohë në këtë gjë. Unë mendoj se ajo që u shtua në 2008 është një pikë e dobët. Unë mendoj se duhet të ulen specialistët të gjithë, ta gjykojnë dhe ta ndryshojnë këtë gjë.
Sigal