Edmond Panariti: Si vijnë shqiptarët sot në ditën ndërkombëtare të varfërisë?

230
Statistikat tregojnë se pandemia i shtoi armatës së të varfërve te ne edhe 100 mijë të tjerë të rinj .
600 mijë pensionistë me pension mesatar 120 euro, janë të varfër të çertifikuar dhe në kushte mbijetese.
Pa përmendur ndihmat sociale mjerane, fondet për të pamundurit, individët me aftësi të kufizuara..
Shkurt sipas organizmave ndërkombëtare 40 % e popullsisë së vendit ështe e varfër sepse rron me më pak se 5 dollarë në ditë.
Shtrenjtimi i jetës është alarmant!
Nuk mund të justifikohemi se ky është fenomen global.
Prandaj është urgjente dhe jetësore zbatimi i planeve ndërhyrëse për mbrojtjen e njerëzve tanë.
Nga varfëria, pamundësia, përjashtimi, izolimi!
Sa më parë :
Bonuse ushqimore mujore me prodhimet të shportës për familjet në nevojë. .
Lehtësim me ndërhyrje direkte i kostove shëndetsore dhe të furnizimit me energji të shtresave në nevojë.
Ndryshe pasojat do të jenë të rënda, për të gjithë.. Edhe për të pasurit!
Sigal