Edmond Panariti: Shqipëria në “reanimacion”!

337
Nga Edmond Panariti
Shqipëria në “reanimacion”!
I gjithë vendi, ekonomia dhe financat e tij janë me “frymëmarrje të asistuar”..!
Nuk duhet shumë mënd për ta kuptuar dhe vlerësuar!
Prandaj pa ndryshim kursi nuk mund të dalim nga “koma”.
Edhe pa pritur zhvlerësimin e paralajmëruar të Standart & Poor, të vendit, ai tashmë është në faliment.
Ashtu si piramidat financiare të 1997, piramidat treshe PPP, janë të destinuara të shëmben!
Ska si të jetë ndryshe!
Ato gëlltisin shumë më tepër se çfarë nxjerrin!
Në kurriz të një vendi të drobitur, rraskapitur dhe të varfëruar!
Prandaj fundi i tyre është i vulosur.
Por shëmbja duhet të jetë e kontrolluar që të mos na zerë përfund.
Ato janë “vrima e zezë” e Shqipërisë, të cilat po kamuflojnë edhe borxhin real publik i cili me karta të hapura nuk është 80 %por të paktën 100 %.
Opozita e ka mision ndalimin e zhvatjes dhe çthurjes së pasurisë së vendit. Varfërimit dhe zbrazjes së tij.
Vetëm shkëputja nga ky model, me ndryshim urgjent, na shpëton.
Sigal