Edmond Panariti: Çmimet e karburanteve, 1 l naftë në Shqipëri 2 herë më i lartë se në SHBA

167
Sigal

Edmond Panariti, ish-deputet dhe ish-ministër, përmes rrjeteve sociale shprehet se 1 litër naftë në Shqipëri kushton pothuajse dy herë më shumë se në SHBA.

Panariti shprehet se për herë të parë 1 gallon naftë në Amerikë, sot e enjte 11 Gusht, u shit poshtë 4 dollarë, duke sqaruar se 1 gallon ka rreth 3,8 litra.

“Pra sot një litër naftë në tregun Amerikan është pak më shumë se 1 dollar, ose 120 lekë litri.

Po sot bordi fiksoi çmimin e naftës te ne, në 220 lekë litri.

Pra rreth dyfish më shtrenjtë për Shqiptarët e varfër!”, thekson Panariti.